Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen tre shtetas nga Shqipëria në Kalan e Tetovës (VIDEO)

Arrestohen tre shtetas nga Shqipëria në Kalan e Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 14 Korrik – Nga SPB-Tetovë njoftoj se të dielën pasdite rreth orës 16:00 në rrugën Tetovë drejt Kalasë janë ndaluar dhe arrestuar tre shtetas të Shqipërisë.

Të dielën pasdite rreth orës 16:00 në rrugën Tetovë drejt Kalasë janë ndaluar dhe arrestuar tre shtetas të Shqipërisë, edhe atë, I.H (21), I.M (23) dhe K.K (30) të gjithë nga qyteti i Kukësit, transmeton Televizioni Koha.

“ Njëri prej tyre (I.M) në mënyrë ilegale ka hyrë në Maqedoni, pasi që më herët ka patur ndalesë për hyrje, ndërsa dy të tjerët kanë hyrë në mënyrë legale në vend, kanë pasur dokumente personale por nuk e kanë paraqitur qëndrimin e tyre në rajon. Pas disa orëve mbajtje në polici, ata janë dorëzuar në Njësinë për Kriminalitet Ndërkufitar, Migrim, të huaj dhe riadmisim, kurse më pas janë depërtuar në vendkalimin kufitar Qaf Thënë. Që të tre personave u janë shqiptuar ndalesë për hyrje prej 1 deri në 5 vjet”, njofton Policia e Tetovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *