Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet personi që u konfrontua me policinë (VIDEO)

Arrestohet personi që u konfrontua me policinë (VIDEO)

Tetovë, 10 Korrik – Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar personat të cilët sulmuan policinë gjatë ditës së protestave në Tetovë.

Ministria e Punëve të Brendëshme ka identifikuar dhe në koordinim me prokurorin publik ka ngritur kallxime penale për dhjetë persona-pjesëmarrës në protestat e gjashtë korrikut të organizuar këtë muaj në Tetovë, ku ishin lënduar 6 polic dhe 3 qytetarë.

Dy nga këta dhjetë persona, I.N 38 vjeçar dhe F,M 41 vjeçar dyshohen se kanë kryer vepra penale “Pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personin zyrtarë në kryerjen e veprimit” dhe ”sulm ndaj personit zyrtar duke kryer detyra sigurie”. Dy personat I.N dhe F.M fizikisht kanë sulmuar dy polic me ç`rast njërit I ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa dhjetë të tjerët nuk kanë dëgjuar urdhërat e policisë, kanë hedhur me gurrë, kanë tërhequr mburojat e vendosura në rrugë nga policia dhe janë shtyrë me policinë. Gjatë së enjtes mbrëma dhjetë personat janë ftuar në policinë e Tetovës ndërsa I.N dhe F.M janë mbajtur edhe gjatë ditës së sotme janë nxjerër para gjykatës së Tetovës. Tetë personat e tjerë të identifikuar, M.E 32 vjeçar, B.D (32), B.Z(40) B.I (32), J.I (31), S.A (32),dhe Sh.I (64) nga Tetova, dhe G.M 32 vjeçar nga Pallçishti I poshtëm ngarkohen se kanë kryer vepër penale “pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga policia e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *