Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet rrjeti i hakerëve në Maqedoni (VIDEO)

Arrestohet rrjeti i hakerëve në Maqedoni (VIDEO)

03 Korrik – Në këtë operacion janë arrestuar 10 persona, kryesisht të moshave prej 21 deri 32 vjeç. Në këtë operacion të koduar “Kompasi” janë kryer bastisje në shtatë lokalitete, tre në Shkup, tre në Prilep dhe një në Shtip, ku po jetonin apo qëndronin grupi i hakerëve.

Policia e Maqedonisë ka arrestuar një grup hakerësh nga disa qytete të vendit. Ata po vjedhnin të dhënat e kartelave bankare përmes një mashtrimi të ashtuquajtur “fishing’ dhe më pas i zbraznin ato. Arrestimet u bënë në Shkup, Prilep dhe Shtip, ndërsa viktimat e këtij grupi të hakerëve ishin kryesisht nga Kanadaja.

Në këtë operacion janë arrestuar 10 persona, kryesisht të moshave prej 21 deri 32 vjeç. Në këtë operacion të koduar “Kompasi” janë kryer bastisje në shtatë lokalitete, tre në Shkup, tre në Prilep dhe një në Shtip, ku po jetonin apo qëndronin grupi i hakerëve. Grupi po punonte portale të rrjeshme për shitje dhe që ishin identik me faqe origjinale, ku janë hapësirat për regjistrimin e të dhënave bankare të klientëve.

Grupi i dërgonte faqet nëpër emaila të qytetarëve, të cilët më pas për të blerë produktet mashtruese, regjistronin të dhënat bankare. Grupi paratë e përfituara i tërhiqte nëpër bankat e vendit, por së fundi edhe në bankat në Kosovë.

Në këtë mënyrë është arritur që të grabiten 95 mijë dollar amerikan dhe 99 mijë euro.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *