Home / Lajme / Rajon / Atentat me eksploziv vëllait të drejtorit të burgut

Atentat me eksploziv vëllait të drejtorit të burgut

15 korrik-Lidhur me këtë ngjarje policia është duke hetuar në dy pista, atë që lidhet me një plagosje të 2011 dhe tjetra se mund të jetë porostitur nga burgu, pasi vëllai i Allushit është drejtori i burgut “Jordan Misja-313”, në Tiranë.

Tre persona mbeten të plagosur mbrëmë në Tiranë pasi automjeti me të cilin ata po udhëtonin shpërtheu. Sipas policisë një sasi eksplozivi prej rreth 70 gramësh, i telekomanduar ka shpërthyer në makinën e Sulejman Allushit nga fshati Ferraj i komunës Dajt. Nga shpërthimi mësohet se 46 vjeçari është shtruar në spitalin e traumës ndërkohë që janë plagosur lehtë edhe dy persona të tjerë.

Lidhur me këtë ngjarje policia është duke hetuar në dy pista, atë që lidhet me një plagosje të 2011 dhe tjetra se mund të jetë porostitur nga burgu, pasi vëllai i Allushit është drejtori i burgut “Jordan Misja-313”, në Tiranë.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *