Home / Lajme / Rajon / Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit emërohet ‘Arbër Xhaferi’ (VIDEO)

Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit emërohet ‘Arbër Xhaferi’ (VIDEO)

Prishtinë, 03 Korrik – Kryeministri i Republikës, Hashim Thaçi deklaroi se autostrada Prishtinë-Hani i Elezit do të emërohet me emrin e Arbër Xhaferit.

Është hapur ceremonia e fillimit të punimeve të autostradës, Prishtinë-Hani i Elezit. Përpos qytetarëve të shumtë të cilët i janë bashkuar kësaj ceremonie, të pranishëm janë kryeministri në largim, Hashim Thaçi, ambasadorja e SHBA-së, Tracey Ann Jacobson, zv. Kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi si dhe shumë figura tjera politike të vendit.

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota ka thënë para të pranishmëve se, autostrada Prishtinë-Hani i Elezit është një projekt madhor i Qeverisë Thaçi.

“Po vazhdiojmë historinë e suksesit në Kosovë. Vetëm disa muaj më herët përfunduam rrugën e 7, Autostradën e Kombit. Sot po fillojmë autostradën e re, projekt madhor për Kosovën dhe më gjerë”, ka thënë ai.

Kryeministri i Republikës, Hashim Thaçi deklaroi se autostrada Prishtinë-Hani i Elezit do të emërohet me emrin e Arbër Xhaferit.
Ai ‘Rrugën e 6-të’ e ka quajtur projekt madhor për shtetin e Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Projekti i autostradës Prishtinë-Shkup është projekti më madhor i ynë që hynë në kuadër të pikave prej më të rëndësishme që kemi prezantuar në Misionin e Ri, para qytetare të republikës së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai.

Thaçi në fund nuk ka lënë pa falënderuar edhe kompaninë Turko-Amerikane, Bechtel-Enka e cila do të kryej punimet e kësaj autostrade.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *