Home / Lajme / Maqedoni / BDI dhe PDSH përplasen për përmendoret e reja në Shkup

BDI dhe PDSH përplasen për përmendoret e reja në Shkup

Shkup, 09 Korrik – Vendimi i Këshillit të Qytetit të Shkupit me të cilin në qendër të kryeqytetit do të vendosen pesë përmendore të reja dhe një shatërvan u kthye në mollë sherri mes këshilltarëve të BDI-së dhe PDSH-së.

Këshilltari i BDI-së Qemal Musliu thotë se PDSH-ja mund të pengonte vendosjen e pesë përmendoreve dhe shatërvanin nëse ata nuk e lëshonin seancën në kohën kur edhe u votua kjo pikë e rendit të ditës.

‘Grupi i këshilltarëve të BDI-së reagoi ashpër ndaj këtij propozim programi dhe votuam kundër, por megjithatë propozimi kaloi falë lëvizjes që bënë këshilltarët e PDSH-së pasi ata qëndruan në sallë deri tek pika e 14 dhe para se të fillojë debati dhe votimi lidhur me këtë, ata lëshuan seancën kështu që erdh në shprehje numri i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së nga bashkësitë etnike dhe në këtë mënyrë ata e fituan shumicën e dyfishtë. Me këtë votim erdh në shprehje bashkëpunimi i fshehtë që ka VMRO-DPMNE me grupin e këshilltarëve të PDSH-së’, deklaroi Qemal Musliu – Këshilltar i BDI-së në Qytetin e Shkupit.

Këshilltari i PDSH-së Idriz Orana tha se Musliu shpif dhe kujtoi atë se rendin e ditës e përpilon VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja. Orana edhe njëherë tha se këshilltarët e PDSH-së ishin kundër këtij rendi të ditës, kurse BDI pranoi që ai të vendoset në seancë pa pikë problemi.

‘Ne nuk jemi në qeverisje me VMRO-DPMNE-në, në qeverisje është BDI-ja dhe VMRO-ja në qytetin e Shkupit dhe përpilimin e rendit të ditës e bënë BDI-VMRO në qytetin e Shkupit. Në ditën kur është mbajtur mbledhja këshilltarët e BDI-së në leximin e rendit të ditës nuk kanë pasur asnjë shqetësim apo propozim për rendin e ditës, e votuan unanimisht, kurse këshilltarët e PDSH-së kanë qenë kundër. Ndërkohë për rishikimin e buxhetit të Shkupit, juve si televizion kombëtar ata ju dhanë deklaratë jashtë dhe thanë se nuk pajtohen dhe që janë kundër rishikimit të buxhetit të Shkupit se kemi shkurtim të investimeve kapitale, por kur shkuat ju, ata e votuan rishikimin e qytetit të Shkupit pasi nuk kishte kamera’, tha Idriz Orana – Këshilltar i PDSH -së në Qytetin e Shkupit.

Edhe përkundër zënkave dhe mosmarrëveshjeve të këshilltarëve shqiptarë në qytetin e Shkupit, përmendoret e Gjeneralit Mihajlo Apostolski, Pere Toshev, Gjorgji Sygarev, Nikola Petrov Rusinski dhe Andon Lazov Janev – Qoseto, figura këto historike maqedonase do t’i shtohen Shkupit dhe atyre nuk do tu bëjë shoqëri asnjë përmendore shqiptare, të premtuara tashmë disa vite.

Gjithashtu lexo

Rikthimi i madh i PDSH dhe Menduh Thaçit – (FOTO)

Paralajmërimi për hyrjen Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit në Qeveri të Maqedonisë ka shkaktuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *