Home / Lajme / Maqedoni / BDI me apel për qetësim të situatës (VIDEO)

BDI me apel për qetësim të situatës (VIDEO)

Tetovë, 05 Korrik – Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate ka shprehur shqetësimin si që thonë, të thellë për zhvillimeve të djeshme në Shkup gjatë protestave qytetare.

BDI përmes komunikatës thotë se është angazhuar maksimalisht dhe se që nga ngjarja tragjike e gjer më sot ka kërkuar “që shkaktarët e krimit makabër të vihen para drejtësisë dhe që faji të vërtetohet me fakte dhe prova të besueshme”.

“Kërkuam mbikëqyrje të përafërt ndërkombëtare. Zhvilluam kontakte intensive me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtar në vend dhe ky proces gjyqësor u mbikëqyr nga ana e ekspertëve juridik të OSBE-së”, thonë nga BDI, raporton Televizioni Koha.

Ata thonë se kanë zhvilluar takime të shpeshta me familjarët e të dyshuarve dhe avokatët mbrojtjes duke i qetësuar ata se vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk është përfundimtar.
Sa i përket protestave BDI shprehet se përkrah protesta paqësore por mos të ketë dhunë.

“BDI apelon deri tek të gjitha palët e involvuara që të përmbahen maksimalisht nga dhuna sepse ngjarjet e djeshme nuk i ndihmojnë as procesit, as të dënuarve, as familjarëve, por as atyre që po bëjnë përpjekje që të kontribuojnë me qasje institucionale në zgjidhjen e këtij rasti shumë të ndërlikuar. Dhuna e djeshme në rrugët e Shkup na e vështirëson angazhimin e mëtejmë në drejtim të zbardhjes së vërtetës deri në përfundim të të gjitha procedurave ligjore që përfshijnë gjykatën e Apelit, atë Supreme, por edhe Gjykatën e Strasburgut”, thuhet në reagimin e BDI-së, raporton Televizioni Koha.

BDI ju dërgon mesazh edhe mediave dhe opinonistëve që të jenë “më konstruktiv” në shprehjen e reagimeve të tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *