Home / Lajme / Maqedoni / BE shqetësime për protestat e nesërme në Shkup

BE shqetësime për protestat e nesërme në Shkup

Shkup, 10 Korrik – Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur shqetësimet për zhvillimet e fundit në Maqedoni.

Brukseli zyrtar shprehë shqetësime për mundësinë e përsëritjes së dhunës dhe përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike. Kjo është pikërisht pas paralajmërimeve për protesta të reja për nesër të shqiptarëve dhe në anën tjetër edhe të maqedonasve.

Maja Kocijancic, zëdhënse e Komisionit Evropian theksoi se BE i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për qetësi dhe të përmbahen nga dhuna.

“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe liderëve politik në vend që të bashkohen në frymën e dialogut konstruktiv për zgjidhjen e çështjeve që rrënojnë mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe marrëdhëniet ndëretnike. Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin qëndrimet e tyre përmes mënyrës së qetë, por jo edhe të përfshihen në akte desktruktive dhe të dhunshme”, deklaroi Kocijancic.

Ai theksoi se BE qëndron pas deklaratës së përbashkët të Zyrës së BE, SHBA-ve, NATO dhe OSBE në Shkup, për qetësimin e gjendjes në Maqedoni dhe rikthimin e dialogut dhe mirëkuptimit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *