Home / Lajme / Maqedoni / Bejta bëri pritje madhështore për Kampionin e Botës, futbollistin Shkodran Mustafi

Bejta bëri pritje madhështore për Kampionin e Botës, futbollistin Shkodran Mustafi

30 korrik-Kryetari Nevzat Bejta, futbollistit Shkodran Mustafi i dhuroi një pllakatë me mbretëreshën Teuta, si dhe një komplet me profilin e komunës së Gostivarit, ndërkaq Shkodran Mustafi kryetarit Bejta ia dhuroi një fanellë të kombëtares së Gjermanisë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta organizoi pritje të veçantë dhe madhështore për futbollistin e parë shqiptarë që fiton Kupën e Botës me kombëtaren e Gjermanisë, Shkodran Mustafin i cili është me prejardhje nga Sërmnova e Gostivarit. Ceremonia e pritjes u bë në sallën e këshillit komunal, ku të pranishëm ishin kryetari i Këshillit, Nasir Musliu, këshilltarët komunal, muftiu i Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, Shaqir Fetai, kryetar i KF Gostivarit, Durmish Beluli, kryetari i SH.K.A “Lulet e Malësisë”, Luan Veliu, administratorë, futbollistë të KF Gostivarit dhe qytetarë të pranishëm, njofton TV KOHA

Kryetari Nevzat Bejta falënderoi Shkodran Mustafin dhe babain e tij, Kujtim Mustafin që ndanë kohë për ta vizituar komunën e Gostivarit duke theksuar se kjo vizitë është nderë për të gjithë qytetarët e Gostivarit. “I dëshirojmë mirëseardhje djalit tonë nga qyteti jonë, futbollistit botëror, Shkodran Mustafi në vendlindje e tij. Gjithashtu e falënderojmë edhe prindin e Shkodranit, z. Kujtim Mustafi se pa kontributin dhe sakrificën e tij bashkë me bashkëshorten dhe anëtaret e familjes së tij, sot Shkodrani nuk do ti kishte këto të arritura në nivel botëror. Mua ashtu ma ka shkruar Zoti, por është vullneti i qytetarëve të Gostivarit dhe vullneti i shqiptarëve, që pata nderin si kryetar të pres futbollistët tonë më të mirë botëror, Admir Mehmedin, i cili ishte futbollisti i parë shqiptarë që shënoi në Kupën e Botës në Brazil dhe sot me kënaqësi shpirtërore dhe me një respekt të veçantë e presim Shkodran Mustafin, qytetari jonë dhe shqiptari jonë i pari që u dekorua me medaljen e artë në botërorin që u mbajt në Brazil si lojtar i Republikës së Gjermanisë. Në emrin tim dhe në emër të të gjithë qytetarëve, e falënderojmë popullin gjerman dhe shtetin e tyre për kontributin që ka dhënë për djalin tonë Shkodran Mustafi, për të arriturat duke e veshur fanellën e Gjermanisë dhe të merr medaljen e artë. Kjo është mburrje dhe krenari për ne si shqiptarë, për ne si qytetarë të Gostivarit, që djali ynë arriti nivelin më të lartë të ngjitet në vendin më të lartë të dekorohet me medaljen e artë të Kupës së Botës me kombëtaren e Gjermanisë. Ne si qytetarë i jemi mirënjohës shtetit dhe popullit gjerman”, tha kryetari Nevzat Bejta, transmeton TV KOHA.

Shkodran Mustafi nga ana tjetër u shpreh i kënaqur për pritjen që i bëjnë gostivarasit. Ai tha se pas dy vitesh shpreson që të vjen në Gostivari me titullin Kampion i Evropës. “Faleminderit të gjithëve që keni ardhur, faleminderit edhe kryetarit. Me vjen shumë mirë që më keni pritur krahë hapur dhe secili më ka takuar në qytet më kanë folur mirë. Ajo do të thotë se janë të kënaqur dhe krenar me mua, ndërsa për mua si një djalosh i ri është një gjë shumë madhe që i gjithë qyteti është ngritur në këmbë, janë bashkë dhe krenar mua, është një gjë shumë e bukur. Nga njëra anë më vjen mirë që jam shqiptari i parë që e kam fituar kampionin e botës, ndërsa nga njëra anë nuk me vjen mirë që jam i vetmi, por besoj se do vijnë edhe më shumë shqiptarë ta ngrenë atë kupën se vërtetë ishte e bukur. Kur kam kohë mundohem të vij në vendlindjen e babait tim, në qytetin tim ku jam rritur. Shpresoj që pas dy vitesh të vij në qytet me Kupën e Evropës”, theksoi futbollisti, Shkodran Mustafi. “Jam i bindur se i gjithë kombi ynë është shumë i lumtur gjatë këtyre muajve me rastin e suksesit të jashtëzakonshëm të bijve tanë nga territori i Gostivarit. Por, mos harroni se edhe ne hoxhallarët kemi qenë të lumtur, edhe ne e duam shumë sportin. Ne mendonim që si muftini ti bëjmë ftesë Shkodranit, por ja që ky kryetari ynë i komunës punët i bënë shumë të mëdha dhe të nivelit më të lartë, kështu që kjo pritje e përbashkët është shumë më e bukur se në mënyrë të veçantë. Shkodrani ka ditur ta shfrytëzoje dhuratën që ja ka dhënë Zoti dhe të shfrytëzosh talentin e Zotit, do të thotë jesh mirënjohës dhe ta respektosh Zotin dhe begatitë e tij”, tha Shaqir Fetai, mufti i Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, njofton Tv KOHA.
Kryetari Nevzat Bejta, futbollistit Shkodran Mustafi i dhuroi një pllakatë me mbretëreshën Teuta, si dhe një komplet me profilin e komunës së Gostivarit, ndërkaq Shkodran Mustafi kryetarit Bejta ia dhuroi një fanellë të kombëtares së Gjermanisë.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *