Home / Lajme / Maqedoni / Bekim Fazliu: O Rafiz, komandantët t’u kalben burgjeve

Bekim Fazliu: O Rafiz, komandantët t’u kalben burgjeve

Shkup, 16 Korrik – Kanë vazhduar edhe sot përplasjet mes partive politike shqiptare rreth ndryshimeve kushtetuese.

PDSH-ja e Thaçit pyet BDI-në se cilat nga ndryshimet e propozuara janë të BDI-së dhe në interes të shqiptarëve. Sipas Bekim Fazliut, BDI-ja nuk bën gjë tjetër veçse zbaton politikat e Gruevskit.

“Është përtej amoralitetit sot të diskutojmë për këto ndryshime kushtetuese që na propozohen kur i ke 1 milion shqiptarë në këmbë dhe kërkojnë ndryshime të tjera. Sot kjo shumicë parlamentare dhe kjo qeveri duhet të merreshin me qytetarët, t’u garantonin atyre siguri dhe drejtësi. Me rastin Monstra dhe në shumë raste të tjera si Monstra, duhet të merreshin sot sepse kupa u mbush. Ju dënoni shqiptarë pa fakte. Është edhe një tradhti e BDI-së karshi vetes dhe karshi shqiptarëve”, tha Bekim Fazliu, PDSH.

Reagoi Rafiz Haliti nga BDI-ja duke theksuar se tradhtia është tipar që karakterizion PDSH-në.

“Sa i përket tradhtive duhet t’i mbani për vete, Bekim. Bekimi duhet ta dije, edhe opinioni e di se çfarë e quajti lideri i vet Bekimin, kur ai iu bashkëngjit Imer Selmanit. Dhe mua më vjen shumë keq që, në subjektin e tyre politik shumë shpejtë i shpallin tradhtar vetë përfaqësuesit e vet dhe anëtarët e devotshëm të kësaj partie, duke u nisur edhe nga Ziadin Sela”, u shpreh Rafiz Haliti, BDI.

Pjesë e ndryshimeve kushtetuese krahas sferës së gjyqësorit janë edhe fusha ekonomike dhe përkufizimi i martesës nga kategori ligjore në kategori kushtetuese.

“Në bazë të këtij propozimi besoj se do të mundësojmë një përkufizim më të saktë të martesës. Martesa është një nga shtyllat themelore të shoqërisë. Në Maqedoni martesa është përkufizuar me disa ligje, siç është ligji për familjen e kështu me radhë, por ajo si e tillë nuk konsiderohet si kategori kushtetuese”, deklaroi Adnan Jashari, Ministër i Drejtësisë.

Ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen me 2/3 e votave. Në qoftë se në fazën e parë nuk arrihet të miratohet nevoja për ndryshime kushtetuese, e gjithë procedura ndërpritet. Ndryshimet e fundit të Kushtetutës janë miratuar më 12 prill të vitit 2011.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *