Home / Lajme / Maqedoni / Benzinat lirohen prej 1,5 deri 2,5 denarë

Benzinat lirohen prej 1,5 deri 2,5 denarë

14 korrik-Kështu, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 lirohet për 2 den/litër dhe do të jetë 81 den/litër, ndërsa i EUROSUPER BS-98 lirohet për 1,50 denarë dhe do të shitet me çmim prej 83 den/litër.

Benzinat prej sonte në mesnatë do të ulen për 1,5 deri në 2,5 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Kështu, çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 lirohet për 2 den/litër dhe do të jetë 81 den/litër, ndërsa i EUROSUPER BS-98 lirohet për 1,50 denarë dhe do të shitet me çmim prej 83 den/litër.
EURODIZELI dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri lirohen për 2,50 den/litër dhe në pajtim të vendimit të ri të KRRE-së çmimi i EURODIZEL-it do të jetë 67,50 den/litër, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë 56,00 den/litër.
Çmimi me pakicë i mazutit lirohet për 1,84 den/kg dhe ai do të shitet me çmim prej 40,348 den/kg.
Lirimi i derivateve të naftës është meritë e rënies së çmimit të naftës në tregun botëror në periudhën e kaluar 14-ditësh dhe të kursit të denarit në krahasim me dollarin.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *