Home / Lajme / Rajon / Beogradi falënderonë Mladiqin për masakrën e Srebrenicës

Beogradi falënderonë Mladiqin për masakrën e Srebrenicës

Beograd, 12 Korrik – Beogradi vërshohet me posterë të gjeneralit famëkeq Ratko Mladiq, në posterë shkruan “Faleminderit Gjeneral për Srebrenicën”

Në shumë pjesë të qytetit të Beogradit të enjten mbrëma, në përvjetorin e 19 të masakrës së Srebrenicës, janë vendosur posterë të Ratko Mladiq, gjeneralit famëkeq serb që Haga e akuzon për krime lufte.

Në posterë shkruan “Faleminderit Gjeneral për Srebrenicën” ndërsa Mladiq aty shfaqet me uniformë.

Mladiq i cili ishte komandant i serbëve të Bosnjës aktualisht është duke y gjykuar për krime lufte të kryera në ish –hapësirën e Jugosllavisë.

Siç dihet Armata e Republika Srpska më 1995 e kishte marrë nën kontroll më 1995 Srebrenicën ku kishte masakruar më shumë se 8 mijë boshnjakë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *