Home / Lajme / Maqedoni / Bërvenica dhe Bilishti me projekt të përbashkët (VIDEO)

Bërvenica dhe Bilishti me projekt të përbashkët (VIDEO)

Tetovë, 11 Korrik – Sot në galerinë e arteve në Tetovë është realizuar IPA projekti “ Ruajtja e kulturës unike dhe shkëmbimi kulturor në mes Bilishtit dhe Bërvenicës”, njofton Televizioni Koha.

Në këtë organizim të pranishmit kanë bërë vepra artizanale me qëllim të shkëmbimit të përvojave të tyre, duke shkëmbyer ide mes dy shteteve dhe vendeve ato ku jetojnë.

Në këtë organizim i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti i cili me këtë rast u shpreh i kënaqur pasi që mundëson që këta dy vende në të cilat jetojnë edhe shqiptarë edhe maqedonas në mes veti ti ndajnë përvojat e tyre, duke shpresuar që organizimet të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhme, njofton Televizioni Koha.

Branko Manojllovski shqiptar nga Reka e Epërme shprehu emocionet e tij me rastin e vizitës në qytetin e Tetovës duke uruar që aktivitetet e këtilla mos të ndalojnë.

Ndërsa të pranishmit nga Bilishti dhe Bërvenica u shprehën të kënaqur që marrin pjesë në projekte të këtilla për të përfaqësuar kulturën e tyre dhe vendin nga vinë ata dhe të njëjtën ta ndajnë me të tjerët.

Ndryshe ky projekt është realizuar në 5 sesione ku 3 prej tyre janë realizuar në Tetovë dhe komunën e Bërvenicës, ndërsa 2 sesionet tjera do të realizohen në Bilisht. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *