Home / Lajme / Maqedoni / Blushi: Shqiptarët të martohen me maqedon(ase)t!

Blushi: Shqiptarët të martohen me maqedon(ase)t!

21 korrik-“Ajo që mbetet me rëndësi, për shqiptarët e Maqedonisë, kanë të bëjnë me ‘zgjidhjen’ e mundshme të problemit etnik në Maqedoni. Atë që s’mund ta bëjnë politikanët me ligje, do e bëjë vetë populli me kryqëzime dhe martesa, që s’do vonojnë shumë dhe do e bënin bile Maqedoninë si vendin më evropian”, shkruan Blushi.

Politikani dhe shkrimtari Ben Blushi në librin e fundit të tij “Hëna e Shqipërisë” ka shkruar edhe disa pasazhe mbi të ardhmen e Maqedonisë, konkretisht të raporteve në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve.

Madje, ai nuk heziton të jep një recetë për ta shpëtuar Maqedoninë nga kolapsi demografik. Ai madje ka publikuar një udhëzues për shqiptarët e Maqedonisë, se si duhet të jetojnë në paqe me maqedonasit dhe kush për këtë është martesa me maqedona apo maqedonase.

Atë që nuk kanë guxuar ta thonë hapur nacionalistët maqedonas, të cilët natë e ditë mendojnë si të shpikin metoda për të shtuar popullin e tyre të vogël, “po e thotë në mes të Tiranës një politikan dhe shkrimtar shqiptar”, transmeton Faktinews.

“Ajo që mbetet me rëndësi, për shqiptarët e Maqedonisë, kanë të bëjnë me ‘zgjidhjen’ e mundshme të problemit etnik në Maqedoni. Atë që s’mund ta bëjnë politikanët me ligje, do e bëjë vetë populli me kryqëzime dhe martesa, që s’do vonojnë shumë dhe do e bënin bile Maqedoninë si vendin më evropian”, shkruan Blushi.

Më konkretisht, Ben Blushi shkruan – “nëse sot martesat mes shqiptarëve dhe maqedonasve janë të papërfillshme, nuk do të jetë kështu pas dhjetë ose njëzet vjetësh”.

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *