Home / Lajme / Rajon / Braçe i përgjigjet VMRO DPMNE-së: Kokëboshë, mos na jepni leksione

Braçe i përgjigjet VMRO DPMNE-së: Kokëboshë, mos na jepni leksione

10 korrik- “Që partia e kryeministrit të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë është e mbushur me kokëboshë e kupton lehtësisht duke parë këtë ‘shtet’!! Por, që e gjithë organizata me kokëboshë të marrë përsipër të të japë edhe leksione, kjo është shumë!!

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, i është përgjigjur VMRO DPMNE-së së Nikolla Gruevskit. Ai në një postim në profilin e tij në facebook, ka thënë se kjo parti është e mbushur me kokëboshë.

“Që partia e kryeministrit të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë është e mbushur me kokëboshë e kupton lehtësisht duke parë këtë ‘shtet’!! Por, që e gjithë organizata me kokëboshë të marrë përsipër të të japë edhe leksione, kjo është shumë!! Akoma më shumë është kur tamam këta kokëboshë të ‘urdhërojnë’ se kë duhet të vizitosh në vendin tënd!! Kulmi!! Kjo arrogancë i ka bërë të jenë ata që janë e të thyejnë turinjtë sistematikisht sa herë që marrin përsipër të bëjnë të fortin. Dua të them dy gjera; E para, protesta e shqiptarëve në këtë ‘shtet’ nuk është as radikale e as islamike. Është një protestë qytetare si kudo gjetkë në Evropë por me ndryshimin e madh se sot në Evropë, ndryshe nga ky ‘shtet’, liria, barazia, drejtësia, përfshirja, pjesëmarrja, solidariteti, janë institucionalizuar si të paprekshme edhe për emigrantët!! Janë të drejta themelore që ky ‘shtet’ apo ish Republikë nuk i njeh për qytetarët e tij me kombësi shqiptare”, shkruan Braçe.

“E dyta, krahasimi midis qytetarëve shqiptarë me kombësi të këtij ‘shteti’ vendosur në disa fshatra dhe shqiptarëve që jetojnë në këtë ‘shtet’ apo ish Republikë, nuk ecën gjëkundi dhe rrezaton tamam atë kokëboshësi tashmë epike që drejton atë ‘shtet’!! Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë është një shtet multietnik i njohur gjerësisht si i tillë!! Shqipëria jo!! Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ka në përbërje të saj shqiptarët si një element i qartë shtetformues atje!! Shqipëria i ka qytetarët shqiptarë me kombësi maqedonase, thjesht qytetarë të barabartë të Republikës së saj, që jetojnë e kanë të njëjtat të drejta themelore, politike, ekonomike e sociale si çdo qytetar tjetër i këtij vendi, pa u cënuar e pa u diskriminuar në asnjë prej parimeve universale të gjithpranuara!”, thekson a

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *