Home / Lajme / Maqedoni / Çmime të volitshme por shumë pak blerës (VIDEO)

Çmime të volitshme por shumë pak blerës (VIDEO)

Tetovë, 10 Korrik – Edhe blerësit pohojnë se çmimet në treg nuk janë të larta por problem qëndron te ekonomia e tyre dhe theksojnë se mundohen ti blejnë vetëm produktet kryesore për familjen.

Edhe pse çmimi i pemëve dhe perimeve në tregun e Tetovës vazhdon të jetë i njëjtë dhe me çmime të përballueshëme blerësit vazhdojnë të jenë në numër të vogël. Edhe gjatë muajit të ramazanit nuk ka shitje, pemët dhe perimet prishen dhe ne detyrohemi të njëjtat ti hedhim shprehen disa shitës. Ato gjithashtu tregojnë se më së shpeshti shiten ato prodhime që janë edhe ushqime kryesore për familjen, çmimi nuk është rritur por ekonomia e dobët e qytetarëve nuk u lejon të blejnë aq sa ata dëshirojnë.

Edhe blerësit pohojnë se çmimet në treg nuk janë të larta por problem qëndron te ekonomia e tyre dhe theksojnë se mundohen ti blejnë vetëm produktet kryesore për familjen.

Ndryshe, gjatë muajit të Ramazanit marketet, shitoret, tregjet, stërmbushem me shumë produkte të ndryshme me të cilët kryefamilljarët begatojnë sofrat e tyre në shtëpi. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *