Home / Lajme / Maqedoni / Dënimi Montsra:Reagon Orhan ibrahimi

Dënimi Montsra:Reagon Orhan ibrahimi

1 korrik-“Për BDI dhe Ali Ahmetin për këto 12 vite pak ishte rasti i Sopotit, vllezërve Klenja, rasti i Rexhail Qerimit, vrasja e Harun Aliut me shokë, vrasja e Ibrahim Sulejmanit e përplot tjera raste. Ata nuk po ngopen. Vazhdojnë t`i përbuzin, nënshtrojnë dhe t`i dënojnë shqiptarët”, shkruan Ibrahimi

Deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi ka reaguar lidhur me dënimin e gjashtë shqiptarëve me burgim të përjetshëm për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc.

“Për BDI dhe Ali Ahmetin për këto 12 vite pak ishte rasti i Sopotit, vllezërve Klenja, rasti i Rexhail Qerimit, vrasja e Harun Aliut me shokë, vrasja e Ibrahim Sulejmanit e përplot tjera raste. Ata nuk po ngopen. Vazhdojnë t`i përbuzin, nënshtrojnë dhe t`i dënojnë shqiptarët”, shkruan Ibrahimi.

Lëvizja Qytetare Zgjohu ka reaguar ndaj shqiptimit të dënimit maksimal për gjashtë nga shtatë personat e akuzuar në rastin monstruoz Monstra. Ata kanë kërkuar të prezantohen dëshmitë mbi të cilat u dënuan 6 persona me burg të përjetshëm. Zgjohu kërkon ekspertizë ndërkombëtare për këtë gjykim skandaloz. Zgjohu, nëpërmjet një komunikate thotë se përfundimi i këtij rasti u vulos qysh në fillim kur të dyshuarit u shpallën terrorist ende pa filluar faza e hetimit. Satanizimi i të dyshuarve vijoj me fjalën e hetueses famëkeqe Geshkovska e cila në mënyrë skandaloze kërkoi dënim kapital duke e arsyetuar këtë kërkesë me trillime dhe shpifje ndaj të dyshuarve, por edhe kombit shqiptar. Dje, “gjykata e pavarur” veçse e finalizoi këtë skenar. “Dje u qartësua edhe arsyeja e mosreagimit të Këshillit të Prokurorëve Zgjohu pas denoncimit tonë ndaj Geshkovskës. Verdikti maksimal për një krim në të cilin nuk është gjetur as arma me të cilën është kryer akti dhe ku nuk dihet motivi i vrasjes makabre të të rinjve sjell dyshime maksimale rreth kredibilitetit të gjykatës, prokurorisë dhe në përgjithësi sistemit gjyqësor në vend. Lëvizja Zgjohu kërkon drejtësi për dorasit e vërtetë. Zgjohu kërkon të prezantohen dëshmitë mbi të cilat u dënuan 6 persona me burg të përjetshëm. Zgjohu kërkon ekspertizë ndërkombëtare për këtë gjykim skandaloz. Zgjohu fton edhe monitoruesit e OSBE që të prononcohen rreth këtij vendimi të gjykatës”, thuhet në komunikatë. Lëvizja Qytetare ZGJOHU! i fton të gjithë organizatat vendore dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shqiptare dhe maqedonase dhe të tjera, që të ngrenë zërin fort në mbrojtje të së drejtës dhe dinjitetit të të akuzuarve në këtë rast.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *