Home / Lajme / Maqedoni / Dënohen 13 vozitës në Tetovë (VIDEO)

Dënohen 13 vozitës në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 18 Korrik – Gjatë ditës së djeshme polic nga stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor kan kryer aktivitete të ashpra kontrolluese në komunikacion në lokacione të ndryshme në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Gjatë këtij aksioni janë kapur 13 shkelës, 6 prej tyre kanë tejkaluar shpejtësinë e vozitjes nëpër vendbanime ku dënimi për këtë shkelje është nga 45 deri 300 euro në kundërvlerë me denar. 2 vozitës kanë vozitur me regjistrim të skaduar në afat prej 30 ditëve ku dënimi për këtë shkelje është 500 euro, një vozitur ka vozitur në drejtim të kundërt ku dënimi për këtë shkelje është 300 euro, një vozitës nuk u është bindur urdhrave të policisë dhe do të dënohet me 300 euro, një vozitës ka vozitur pa leje për qarkullim ku dënimi për këtë shkelje është 300 euro ndërsa te një vozitës ka pasur të rregulluara pajisjet e nevojshme ku dënimi për këtë shkelje është 120 euro, transmeton Televizioni Koha.

Aktivitetet e këtilla do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme kohore, për shkak se gjatë kësaj periudhe është rritur numri I aksidenteve në komunikacion dhe frekuentimi i madh nëpërr rrugët e qytetit dhe ato rajonale dhe lokale. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *