Home / Lajme / Rajon / Dënohet djegia e flamurit

Dënohet djegia e flamurit

9 korrik-Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga dënon fuqishëm djegien e flamurit të Republikës së Maqedonisë në protestën e organizuar në Prishtinë si akt të papranueshëm.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka dënuar fuqishëm djegien e flamurit maqedonas sot nga protestuesit para Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë.

Deklarata e plotë e Presidentes:

Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës rreth incidentit të sotëm në Prishtinë.

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga dënon fuqishëm djegien e flamurit të Republikës së Maqedonisë në protestën e organizuar në Prishtinë si akt të papranueshëm.

Presidentja Jahjaga thekson se përderisa e drejta për të protestuar është e drejtë e garantuar me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës për të shprehur pakënaqësi për çështje të ndryshme, aktet e këtilla të shëmtuara që kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes janë në kundërshtim të plotë me vlerat dhe idealet që i kemi përqafuar si shoqëri demokratike.

Presidentja Jahjaga kërkon nga organet e rendit dhe të drejtësisë që të sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre. Qindra qytetarë në Prishtinë i janë bashkuar thirrjes për protestë në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë të cilët tash e katër ditë po protestojnë kundër burgimit të përjetshëm të shqiptarëve në rastin “Monstra”.

Pikë takimi i protestuesve ishte në Sheshin “Skënderbe” për të vazhduar më pas drejtë Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë.

“Stop ndarjeve fetare”, “Jemi 10 milion ushtarë të gatshëm për luftë”, “Një komb, një gjak, një nënë, një flamur”, “Shqiptari nuk vret popullatën civile”, “Stop diskriminimit të shqiptarëve”, “Ku janë qeveritë shqiptare, poshtë tradhtarët”, janë disa nga parullat që i kanë shoqëruar protestuesit.

Rruga afër Ambasadës së Maqedonisë ishte barrakaduar nga Policia e Kosovës duke mos lejuar kështu që protestuesit të jenë edhe shumë afër ambasadës.

Protesta para Ambasadës ka zgjatur 10 minuta derisa kanë djegur edhe flamurin e maqedonas.

Besnik Mujeci njëri nga organizatorët e kësaj proteste ka thënë se ajo çfarë i ka shtyrë të protestojnë është dhuna dhe padrejtësitë që po u bëhen shqiptarëve në Maqedoni.

“Sjelljet e Policisë maqedonase ndaj shqiptarëve atje kanë qenë shumë irituese për ne, të rrehen ashtu shqiptarët në mënyrë sistematike. Shqiptarët e rastit “Monstra” janë plotësisht të pafajshëm, ne jemi mësuar me praktikat e tyre të inskenimit të ngjarjeve të tilla, ata janë plotësisht të pafajshëm”, ka thënë Mujeci.

Ndërsa sa i përket djegies së flamurit maqedonas, Mujeci ka thënë se e kanë djegur atë për se i konsiderojnë maqedonasit armiq të popullit tonë përderisa shqiptarët nuk i kanë të drejtat e barabarta.

“U bëj thirrje shqiptarëve atje që të mos i ndalin protestat atje, mos të ndalen të luftojnë për të drejtat e tyre, derisa nuk ndalen ata as ne nuk do të ndalemi me protesta”, ka thënë ai derisa ka shtuar se institucionet e Kosovës të vazhdojnë të flenë ashtu siç kanë bërë deri më tani. /Zëri/

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *