Home / Lajme / Maqedoni / Deponi e egër në fshatin Sellcë (VIDEO)

Deponi e egër në fshatin Sellcë (VIDEO)

Tetovë, 21 Korrik – Në fshatin Sellcë të komunës së Tetovës tash më disa vite është duke ekzistuar një deponi e egër në hyrje të këtij fshati. Banorët e kanë problem se ku ti hedhin mbeturinat.

Në të shumtën e rasteve në këtë vend mbeturinat edhe digjen dhe krijohet tym që vështiron qarkullimin për në rrugën Sellcë – Vicë, ndërsa poashtu në atë pjesë ka edhe shumë qen endacak.

Banorët e këtij fshati shprehen se nuk kanë vend tjetër për ti hedhur mbeturinat, ndërsa jo vetëm ky fshat por gjithë fshatrat e malësisë.

Nga ndërmarrja Publike komunale Tetova Tetovë thonë se ata nuk janë kompetetë për mbartjen e mbeturinave në malisë e Tetovës, drejtori i NPK-së Xhelal Ceka thotë se

” Këta fshatra i takojnë komunës së Tetovës ne nuk jemi kompetetë që ti bartim mbeturinat në këtë fshat, ne jemi kompetentë vetëm për qytetin Xhepçishtin dhe Porojin edhe ata me një vendim të sjellë nga viti 2009, Sipas Cekës NPK-ja nuk ka asnjë obligim ndaj këtyre fshatrave por edhe banorët e këtyre fshatrave nuk kanë asnjë obligim ndaj NPK-së, kemi pasurë kontakte dhe në të ardhmen do të kemi një bashkëpunim që bartjen ta bëjë NPK-ja, kjo duhet të ndodhë me një vendim të këshillit komunal pasi që edhe vet këshilli është vet themelues i NPK-së tha Xhelal Ceka, transmeton Televizioni Koha.

Nga komuna e Tetovës udhëhqësia e sektorit për mardhënje me publikun Lume Hyseini thotë se:

“ Mbrenda këtij viti pritet që komuna e Tetovës të menaxhoj me mbeturinat e fshtarve të mallisë pasi që kjo kërkesë do të jetë para këshilltarëve”

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *