Home / Lajme / Maqedoni / Deputeti i PDSH-së flet për situatën aktuale para ambasadorëve te BE-së

Deputeti i PDSH-së flet për situatën aktuale para ambasadorëve te BE-së

Shkup, 07 Korrik – Deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu ka folur sot mbi situatën aktuale para ambasadorëve të BE-së ku në sfond ka qenë kryesimi i Italisë me BE-në.

Sipas tij, nuk është vetëm rasti “Monstra” ku u dënuan 6 shqiptarë me burg të përjetshëm pa dëshmi, ku tani me të drejtë siç pohon, “kemi qytetarë shqiptarë që protestojnë, ku kjo e drejtë e tyre u mohohet, por edhe qindra raste të tjera”!

“Dhuna që ushtrohet ndaj protestuesve na shqetëson tejmase. Ka qindra raste të padrejtësisë, mijëra të burgosur në burgje i ke mbi 90 përqind. Gjykatat janë shndërruar në vrarës të drejtësisë, se kemi drejtësi perverse, gjyqtar pervers, prokuror pervers…

Kjo flet qartë se për shqiptarët nuk ka drejtësi, ndërsa më e keqja është se me këtë dikaster udhëheqin shqiptarët dhe BDI. Në një vend ku drejtësia është padrejtësi, ajo nuk ndikon në zhvillimin e demokracisë dhe nuk ka sundim të ligjit. Ndonëse kjo nuk u pëlqen kjo këtyre të Qeverisë, po këtyre të BDI-së, por kjo është e vërteta”, ka thënë Fazliu.

Ai ka thënë se PDSH është për integrimin e Maqedoninë në BE, por këtë status quo, “kjo qeveri e shfrytëzon si strehë ku njëra ndërton politikë nacionaliste e tjetra politikë ‘tradhtare’ ndaj kombit të vetë’.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *