Home / Sport / Dështon transferimi i Remys drejt Liverpoolit

Dështon transferimi i Remys drejt Liverpoolit

Ka dështuar marrëveshja e Liverpoolit me sulmuesin e QPR-së, Loic Remy.

Marrëveshja që pritej të zyrtarizohej gjatë kësaj fundjave ka dështuar në minutat e fundit ku supozohet se francezi nuk ka pasur sukses në testimet mjekësore te Liverpooli.

Megjithatë Liverpool ka refuzuar të komentojë arsyet e këtij dështimi.

Kalimi i tij nga QPR-ja te Liverpooli thuhej se do t’i kushtonte të “kuqve” 8.5 milionë funte.

Zëvendësimi për Remyn supozohet të jetë Divock Origi që pritet të zyrtarizohet gjatë këtyre ditëve.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *