Home / Lajme / Rajon / Dialogu, kusht i pakalueshëm për Vetëvendosjen

Dialogu, kusht i pakalueshëm për Vetëvendosjen

3 korrik-Këto dy pika po vazhdojnë ta mbajnë këtë subjekt jashtë grupimit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma për Kosovë, pavarësisht deklarimeve publike të lidershipit të këtyre subjekteve se tashmë ka një përfarim qëndrimesh për zgjerim të koalicionit.Erzen Vraniqi ka deklaruar për Tribunën se Vetëvendosja është e palëkundur nga dy pikat e saj kryesore.

Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ndryshuar diskursin sa i përket çështjes së privatizimit dhe dialogut me Serbinë.

Këto dy pika po vazhdojnë ta mbajnë këtë subjekt jashtë grupimit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma për Kosovë, pavarësisht deklarimeve publike të lidershipit të këtyre subjekteve se tashmë ka një përfarim qëndrimesh për zgjerim të koalicionit.Erzen Vraniqi ka deklaruar për Tribunën se Vetëvendosja është e palëkundur nga dy pikat e saj kryesore.

Ai nuk e ka mohuar se ka një përafrim të kritereve ndërmjet koalicionit dhe Vetëvendosjes, për sa i përket kriterit të privatizimit, por ashtu sikur që e ka pohuar se nuk ka përafrim qëndrimesh për dialogun.

“Kriteret apo kushtet që i kemi paraqitur partive të koalicionit, në fakt janë kushte themelore për Kosovën dhe jo për Vetëvendosjen. Ndalja e privatizimit të PTK-së, konkretisht edhe të Trepçës, si dy asete strategjike të rëndësishme për zhvillimin e Kosovës, ndalja e dialogut i cili po e tjetërson territorin, rregullimin administrativ dhe kushtetues të Kosovës. Këto kushte ia kemi prezantuar këtij koalicioni, dhe nga këto kushte nuk mund të zmbrapsemi sepse janë themelore për vendin”, ka thënë Vraniqi. /Tribuna/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *