Home / Lajme / Maqedoni / Dibër, Një i vdekur dhe 4 të plagosur në përleshje me policinë (VIDEO)

Dibër, Një i vdekur dhe 4 të plagosur në përleshje me policinë (VIDEO)

Dibër, 29 Korrik – Një vjedhje që nuk përfundoi ashtu siç kishin planifikuar autorët, ka lënë sot një të vdekur dhe 4 të plagosur në qendër të Dibrës.

Mësohet jo zyrtarisht se viktima është një nga autorët e vjedhjes, i dyshuar me origjinë nga Shqipëria, i cili ka qenë pjesë e grupit prej 6 të maskuarve që kanë hyrë në argjendarinë e vëllezërve Erebara në Dibër. Të plagosur kanë mbetur pronari i argjendarisë Mexhit Erebara, aktualisht i shtruar në Urgjencën e Shkupit. I plagosuri i dytë është taksisti Agron Cami, i cili ishte marrë peng në planin e grupit me maska, për mbërritjen dhe për largimin nga vendi i ngjarjes. Të plagosur janë edhe dy shtetas të Shqipërisë, të cilët janë në spitalin e qytetit, nën vëzhgimin e policisë, pasi dyshohen si bashkautorë të grabitjes.

Policia ka konfirmuar rastin dhe për momentin ka mbyllur të gjitha hyrje-daljet nga qyteti i Dibrës si dhe vendkalimin kufitar me Shqipërinë në Bllatë.

Dinamika e ngjarjes ende mbetet e qartë, por sipas kreut të Komunës së Dibrës, 6 persona të maskuar kishin marrë peng një taksist, duke ardhur tek argjendaria, kanë kryer vjedhjen, dhe më pas kanë tentuar arratisjen.

“6 persona të maskuar kanë rrëmbyer një taksi, kanë ardhur në qendër të qytetit janë futur në dyqanet e argjendarisë të vëllezërve Erebara, kanë plaçkitur gjithçka ka pasur në ato dyqane dhe përsëri me gjuajtjen e armëve për të frikësuar masën, janë larguar. Një pronar është i plagosur, një tjetër që është qytetar i Dibrës edhe ai është i plagosur dhe që të dy janë dërguar me urgjencë për në Shkup. Në Dibër po mbizotëron një gjendje kaotike që fatkeqësisht në vendin e ngjarjes prej orës 11 e deri më tani nuk është komandanti i policisë, nuk është inspektori i krimeve, policia në Dibër nuk funksionon dhe nuk ka kuadër përkatës’, tha Ruzhdi Lata, kryetar i Komunës Dibër.

Personi që ka kryer vjedhjen është pikasur nga kalimtarët dhe njëkohësisht ka ndeshur në rezistencën e pronarëve të argjendarisë. Personat e tjerë që mbështetnin plaçkitësin qëndronin jashtë. Pas zbulimit të skemës, kalimtarët e rastit i janë vërsulur grabitësit për ta neutralizuar, dhe në këtë përleshje, janë shkrepur edhe armët.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *