Home / Lajme / Maqedoni / Dita e dytë: Protestuesit sulmojnë komunën e Çairit dhe selinë e BDI-së (VIDEO)

Dita e dytë: Protestuesit sulmojnë komunën e Çairit dhe selinë e BDI-së (VIDEO)

Shkup, 5 korrik – Në ditën e dytë të protestave në Shkup, ka pasur pjesëmarrje më të ulët. Kësa radhe protestuesit janë përqendruar në zonat e banuara kryesisht me shqiptarë.

Ata kanë për disa minuta kanë gjuajtur me gurë selinë selinë e BDI-së në Çair.

Të rinjtë kanë bllokuar rrugët në zonën e Çairçanjës dhe më pas janë nisur drejt Komunës së Çairit, ku janë përplasur me policinë.

“Po jemi të irrituar nga aktgjykimi për rastin ‘Monstra’. Organet gjyqësore sillen në mënyrë fashiste ndaj ne, shqiptarëve. Ne jemi qytetarë lojal të këtij shteti, por me veprimet e veta, shteti nuk dëshmon se është lojal ndaj këtij populli, e theksoj ndaj popullatës shqiptare përderisa shqiptarët janë lojalë ndaj shtetit. Nëse vazhdohet kështu, Maqedonia, si shtet, mund të them se nuk ka ardhmëri, nuk i mbetet kurrfarë perspektive”, është shprehur për Radion Evropa e Lirë një nga protestuesit e së shtunës.

Policia edhe gjatë së shtunës ka përdorur granatat tronditëse, për të shpërndarë protestuesit.

Ndërkohë në të gjitha rrugët e Shkupit, me theks të veçantë para institucioneve shtetërore, vërehet prani e shtuar e forcave speciale policore.

Një ditë më herët një turmë më e madhe e protestuesve është përleshur më policinë, e cila ka përdorur pompa uji dhe gaz lotësjellës për t’i shpërndarë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *