Home / Lajme / Maqedoni / DOM ngriti padi kundër fabrikës Jugohrom të Jegunovcës

DOM ngriti padi kundër fabrikës Jugohrom të Jegunovcës

30 korrik-E papranueshme është që të tolerohet ndotja e ajrit, e cila është jashtëzakonisht shumë e madhe gjatë gjithë vitit, thotë kryetarja e DOM-it Liljana Popovska. Tetova është qyteti më i ndotur në Maqedoni, ku në disa kohë të caktuara të vitit, ndotja e ajrit arrinë rreth 20 herë më e lartë se kufiri i lejuar.

Sot akuzat për padi në Gjyqin Themelor të Tetovës ka paraqitur partia DOM ( Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë ) kundër fabrikës Jugohrom për shkelje të ligjit për mbrojtje të mjedisit. Nga partia DOM konsiderojnë se Jugohrom dhe Makstil kundër të cilit po ashtu kanë ngritur padinë penale nuk duhet të punojnë deri sa objektet e prodhimit të tyre nuk i plotësojnë standardet mjedisore.

E papranueshme është që të tolerohet ndotja e ajrit, e cila është jashtëzakonisht shumë e madhe gjatë gjithë vitit, thotë kryetarja e DOM-it Liljana Popovska. Tetova është qyteti më i ndotur në Maqedoni, ku në disa kohë të caktuara të vitit, ndotja e ajrit arrinë rreth 20 herë më e lartë se kufiri i lejuar.

Afati i fundit për rregullimin e objekteve industriale dhe filtrimin e tyre sipas standardeve mjedisore ishte 1 prilli i këtij viti. Por disa ditë para afatit të fundit, qeveria ka shtyrë afatin deri në tetor 2014.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *