Home / Lajme / Maqedoni / Dy deputete të opozitës kundër vendimin të LSDM-së (VIDEO)

Dy deputete të opozitës kundër vendimin të LSDM-së (VIDEO)

Shkup, 17 Korrik – Lubica Buralieva dhe Sollza Gërçeva, deputetet e zgjedhura nga lista e opozitës të cilat nuk respektojnë vendimin për kthimin e mandateve, do të marrin pjesë në komisionin parlamentar për çështje evropiane për arsim shkencë dhe sport, si dhe atë për kulturë dhe vetëqeverisje lokale.

Sollza Gërçeva do të jetë anëtare e komisionit për çështje evropiane dhe komisionit për arsim, shkencë dhe sport, ndërsa në komisionin për politik të jashtme dhe punë dhe politika sociale do të jetë zv/anëtare.Ndërsa Buralieva do të jetë anëtare e komisionit për kulturë dhe vetëqeverisje lokale, ndërkohë që në komisionin për shëndetësi dhe komisionin për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, do të jetë zv/anëtare.

“ Koleget nga LSDM-ja, Lubica Buralieva dhe Solza Gërçeva do të përfshihen në punën e kuvendit si dhe në punën e trupave kuvendor, dhe ky është një moment i rëndësishëm. Unë i përgëzoj për guximin dhe vendimin që morën, sepse mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve në Maqedoni është të debatohet pikërisht këtu në institucionin më të lartë ligjvënës. Ky është një hap i mirë politik. Unë besoj se edhe kolegët e tjerë do ta ndjekin këtë shembull, sepse në rast se dëshirojmë t’i ndihmojmë Maqedonisë është mënyra e vetme këtu, në mënyrë demokratike, bashkë, t’i zbatojmë të gjitha reformat në këto sfida që e presin Maqedoninë”, deklaroi Dimço Mitkov nga VMRO-DPMNE.

Ky vendim u mbështet edhe nga BDI-ja. Xhevat Ademi e përshëndeti një vendim të tillë dhe u shpreh se rrugën e tillë duhet ta ndjekin edhe deputetët e tjerë opozitarë.

“ Ne përkrahim kyçjen e deputetëve të opozitës në vendin që atyre u takon, zaten ne vetëm sa formalizojmë atë që atyre konform rregullores së parlamentit dhe ligjit për parlamentin u takon, por tek ne shqiptarët ka një shprehje ‘rroftë sebepi. Shfrytëzoj rastin që nga kjo mbledhje në emër të BDI ti drejtohem opozitës maqedonase me apelin më të sinqertë me kërkesën më miqësore që të kthehen në parlament, jo vetëm për faktin që vendi i tyre është në parlament por edhe për atë që ata i duhen parlamentit ata i duhen demokracisë në ndërtim në Maqedoni”, tha Xhevat Ademi, BDI.

P araprakisht, vendimin për bojkot të institucionit më të lartë ligjvënës nuk e respektuan Roza Topuzova Karevska dhe Mirsada Asani Emini që mori mandatin e deputetes nën listën e RDK-së. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *