Home / Lajme / Maqedoni / Dy të lënduar në aksidentin me pesë vetura (VIDEO)

Dy të lënduar në aksidentin me pesë vetura (VIDEO)

Tetovë, 10 Korrik – Dy të lëdnaur është bilnasi i aksidentit që ka ndodhur të enjten rreth orës 11:30 minuta në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë.

Në këtë aksident kanë marrë pjesë 3 vetura të parkuara dhe 2 veturave që kanë qenë duke lëvizur në këtë rrugë edhe atë vetura e tipit BMW me regjistrim të Tetovës e drejtuar nga 39 vjeçari M.I nga fshati Tearcë dhe vetura e tipit Fiat Punto me regjistrim të Tetovës e drejtuar nga Xh.A. (51) nga fshati Nerashtë.

Aksidenti ka ndodhur mënjëherë pasi e kalon fshtin Xhepçisht gjegjësisht në vendin e quajtur Juria e Neproshtenit. Në këtë aksident vozitësit kanë marrë lëndime trupore janë dërguar dhe mbajtur në Spitalin Klinik të Tetovës. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe janë zbardhur të gjitha detajet rreth këtij aksidenti.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *