Home / Lajme / Rajon / Edhe një kosovar vritet në luftën e Sirisë

Edhe një kosovar vritet në luftën e Sirisë

20 korrik-Familja Morina, lajmin për vrasjen e djalit të tyre, bëhet e ditur ta ketë mësuar gjatë ditës së djeshme, kur dy persona me mjekra, janë shfaqur te shtëpia e tyre, dhe i kanë njoftuar duke u thënë se, “djali u ka rënë shehid”.

Në luftën e Sirisë e ka humbur jetën edhe një i ri shqiptar nga Kosova.

Bëhet fjalë për 26 vjeçarin Rexhep Morina, kanë bërë të ditur për lajmi.net, burime të afërta me familjen e të vrarit nga fshati Drenoc i Malishevës, transmeton lajmi.net.

Rexhepi bëhet e ditur se para disa viteve kishte shkuar për studime në Egjipt, dhe prej aty duket të jetë përfshirë në luftën e Sirisë.

Familja Morina, lajmin për vrasjen e djalit të tyre, bëhet e ditur ta ketë mësuar gjatë ditës së djeshme, kur dy persona me mjekra, janë shfaqur te shtëpia e tyre, dhe i kanë njoftuar duke u thënë se, “djali u ka rënë shehid”. (INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *