Home / Lajme / Maqedoni / Fatmir Besimi më 14 dhe 15 korrik për vizitë në Bruksel

Fatmir Besimi më 14 dhe 15 korrik për vizitë në Bruksel

13 korrik-Ai do realizojë takime me Pjer Vimont, sekretar i përgjithshëm ekzekutiv i Shërbimit Evropian për punë të jashtme, Fernando Xhentilini, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin evropian për punë të jashtme, si dhe me Aleksandra Kas Granje, drejtoreshë në Drejtorinë për zgjerim të Komisionit Evropian

Zëvendës kryeministri i Republikës së Maqedonisë, i obliguar për çështje evropiane, Fatmir Besimi, nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë në Bruksel, ku është paraparë të realizojë takime me Pjer Vimont, sekretar i përgjithshëm ekzekutiv i Shërbimit Evropian për punë të jashtme, Fernando Xhentilini, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin evropian për punë të jashtme, si dhe me Aleksandra Kas Granje, drejtoreshë në Drejtorinë për zgjerim të Komisionit Evropian.

Gjatë vizitës zëvendëskryeministri Besimi do të mbajë edhe prezantim të NPAA-së para përfaqësuesve të Komisionit Evropian, si dhe një brifing në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane (CEPS).

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *