Home / Lajme / Maqedoni / Fazliu: Fajtor për Monstrën është ministri i disko-mbrëmjeve (VIDEO)

Fazliu: Fajtor për Monstrën është ministri i disko-mbrëmjeve (VIDEO)

Shkup, 05 Korrik – Pas dënimit të 6 shqiptarëve me burg të përjetshëm dhe për trazirat e ndodhura në protestën e djeshme ka reaguar Bekim Fazliu i PDSH-së.

“U mendova gjatë para se të reagoj. Jo se nuk i gjeja fjalët e duhura për ti thënë, sepse gjithçka është thënë nga ne shumë më herët me qindra herë , por fatkeqësisht reagimet tona që ishin te sinqerta, që shprehnin brengat dhe shqetësimin per gjendjen e mjerueshme në të cilën gjendemi si shqiptarë këtu ne Maqedoni, nuk gjenin “mbështetjen” e duhur. Jo rralle herë edhe kritikoheshim se jemi shumë “brutal” në keto reagime, a kurse në anën tjetër apllaudoheshte për disko-mbrëmjet e Ministrit te Drejtësisë(fajtorit numër 1 për Monstrën),për krushqitë me Popovskin, për sallatat e Alise dhe për budallallëqet e tjera të shumta të BDI-së. I gjithë ky teatër tragjikomik që zhvillohej nën dirigjimin e nji propagande të egër e të përgatitur në kuzhina antishqiptare hutoj edhe qeverinë e Kosovës dhe te Shqipërise sa që të hutuar bën edhe nji “dasmë” në Shkup më këngë e me valle .

Kjo pastaj e hutoj edhe popullin e stërvuajtur që voten e tyre e “dhanë” për një “idare te rrejshme” dhe kështu ku të rrejshme, ku të blera, ku të vjedhura i bën 150.000. U than për këtë fjalë të mëdhaja, por fjalët e Alisë janë fjalë boshe që sa i dalin prej goje ja merr era menjëherë.

Fatkeqësisht vuajtjet e shqiptarëve nuk kanë të ndalur. U dënuan me burg të perjetshëm 6 shqiptarë pa asnji dëshmi. Pamjet e sjelljes së policisë me protestuesit të rikujtojnë historine e dhimbshme të shqiptarëve gjatë kohës së okupimit serb dhe realitetin e tanishëm të hidhur, por me nji dallim. Xhelati atëbotë e kishte emrin Sllobodan, kurse tani e ka emrin Ali.

Shpreh keqardhje për gjithë ata që sot pësuan në protesta. Shpreh keqardhje për gjithë shqiptarët e pafajshëm që vuajnë burgjeve.

P.S Reagoj edhe kundër disa hipokritëve te mveshur me petkun e “gazetarëve”, “analistëve” dhe ”politikanëve” që sot kurse reaguan! Pikërisht këta janë po të njejtit qe u “çmendën” deri sa Alinë dhe BDI-në e ulen në prehër të Gruevskit.” shkruan Fazliu.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *