Home / Lajme / Maqedoni / FFM bëhet pishman-Shkëndija dhe Renova mund të luajnë në Tetovë

FFM bëhet pishman-Shkëndija dhe Renova mund të luajnë në Tetovë

30 korrik-Shkëndija dhe Renova ndeshjet e para të sezonit të ri do të mund t’i luajnë në Tetovë, pasi komisioni për licnencim i FFM-së dha leje të përkohëshme që skuadrat tetovare të mund të luajnë në terenin e tyre.

Komsioni për licencim pranë FFM-së ka dhënë leje të përkohëshme që stadiumet në Tetovë dhe Manastir të mund të organizojnë ndeshje të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Kështu, Renova, Shkëndija dhe Pelisteri sezonin e ri në fundjavë do ta hapin para shikuesve të tyre.

Shkëndija dhe Renova ndeshjet e para të sezonit të ri do të mund t’i luajnë në Tetovë, pasi komisioni për licnencim i FFM-së dha leje të përkohëshme që skuadrat tetovare të mund të luajnë në terenin e tyre. Pasi dy javë më parë komisioni për licencim i FFM-së vlerësoi se stadiumi i qytetit në Tetovë, ai në Manastir dhe stadiumi në Autokomandë të Shkupit nuk ofrojnë kushte për të pritur ndeshjet e Ligës së Parë, Shkëndija, Renova, Teteksi, Pelisteri dhe Metalurgu duhej të gjejnë alternativë. Mirëpo menaxhuesit e stadiumeve në Tetovë dhe Manastir kanë ndërhyrë shpejtë, duke menjanuar një pjesë të mangësive dhe si pasojë kanë marë leje të përkohëshme për të pritur ndeshje të Ligës së Parë. Gjithsesi është dashur edhe intervenimi i palës shqiptare në FFM, nën-kryetarit Muhamed Sejdini dhe zëvendës sekretarit të përgjithshëm, Enver Sulejmani, të cilët kanë kontribuar në marjen e vendimit pozitiv. Sipas asaj që thonë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, këta stadiume në periudhën që pason do të duhet të plotësojnë të tjera kriteriume që do t’u rekomandohen nga komsioni për licnecim, me qëllim të përshtatjes të plotë për organizimin e ndeshjeve të nivelit më të lartë të garave në futbollin e Maqedonisë. Kështu të shtunën në kuadër të xhiros së parë të sezonit të ri garues në elitën e futbollit vendor, derbi tetovar Renova-Teteksi do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë, ndërsa një ditë më vonë në të njëjtin stadium do të zhvillohet takimi Shkëndija-Bregallnica. Në të njëjtën kohë, të dielën Pelisteri në Manastri do të përballet me Vardarin. Dhe derisa Tetova dhe Manastiri kanë marë leje të përkohëshme për organizimin e ndeshjeve të Ligës së Parë, ndalesa mbetet në fuqi për stadiumin në Autokomandë, ku ndeshjet i luan Metalurgu. Jo zyrtarisht mësojmë se përfaqësuesi i vetëm i mbetur i Maqedonisë në Kupat Evropiane ndeshjet si vendas që nuk do të jenë të rrezikut të lartë do t’i zhvillojë në terenin kryesor të kompleskit të FFM-së, ndërsa takimet me rrezik do t’i luajë në Gjorçe Petrov ose në arenën kombëtare ‘Filipi i Dytë’.Alsat

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *