Home / Lajme / Maqedoni / Filloi gjykimi I protestuesve për rastin Monstra

Filloi gjykimi I protestuesve për rastin Monstra

21 korrik-Në seancën e sotme dëgjimore, të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, ndërsa avokatët mbrojtës thanë se dy fotografitë e prezantuara nga ana e prokurorisë, nuk mjaftojnë për të dëshmuar fajësinë e të akuzuarve.

Filloi gjykimi i 8 personave të akuzuar për dhunën e shkaktuar në protestat e dy javëve më parë, të organizuara kundër rastit “Monstra”. Pala e akuzës, nisur nga vlerësimi i dëmeve materiale të shkaktuara nga protesta e dhunshme, kërkon që të akuzuarit të paguajnë 28 mijë euro dëmshpërblim për xhamat e thyer të Gjykatës. Ndërkaq, dëmshpërblim, në një shifër të pacaktuar, kërkojnë edhe të punësuarit e Gjykatës, për stresin dhe frikën që iu është shkaktuar në ditën e protestës. Kërkesa është bërë aktualisht dhe do t’i bashkëngjitet për në seancën tjetër, kërkesës së parë të Prokurorisë. Në seancën e sotme dëgjimore, të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, ndërsa avokatët mbrojtës thanë se dy fotografitë e prezantuara nga ana e prokurorisë, nuk mjaftojnë për të dëshmuar fajësinë e të akuzuarve.

“Është e vërtetë që i akuzuari im ishte në barrikadat para Gjykatës në Shkup. E vërtetë që ai ishte në mesin e grupit të njerëzve prej rreth 2-3 mijë siç thekson Prokuroria dhe ai ka protestuar në mënyrë të qetë si të tjerët… Për të akuzuarin që unë mbroj, vlerësoj se nuk ka dëshmi të mjaftueshme që të tregojnë se ai ka thyer xhamat e gjykatës 1 dhe 2 në Shkup. Normal shihet se proteston, megjithatë ato fotografi janë bërë në fillim të protestës nga xhamia e Jahja Pashë e deri në Bit Pazar. Prandaj vlerësoj se këta të akuzuar nuk e kanë kryer veprën penale”, tha Asmir Alispahiq, avokat mbrojtës .

Të njëjtin mendim ndau edhe avokati tjetër mbrojtës Skënder Memeti i cili thekson se posedon dëshmi për mos prezencën e të akuzuarit të tij para gjykatës së Shkupit në momentet kur është dëmtuar ndërtesa e Gjykatës.

“Prokuroria provat që i prezanton janë dy fotografi të bëra pranë gjyqit 1 dhe 2 përmes të cilave pretendon se bëhet fjalë për personin Fadil Zekirov. Ne si mbrojtje mendojmë se nuk bëhet fjalë për të njëjtin person pikërisht për shkak se fotografit që janë bërë gjatë 4 korrikut kur ka ndodh ngjarja, protesta dhe fotografia që është bërë më datën 5 korrik kur I akuzuari Fadil Zekirov është paraqitur në stacionin policor me ftesë të policisë gjatë kryerjes së fotografimit të tij mund të shihet se nuk bëhet fjalë për personin e njëjtë. Mendojmë se prokuroria nuk ka dëshmi për momentin për të akuzuarin dhe besojmë në pafajësinë e të akuzuarit Fadil Zekirov”, u shpreh Skënder Memeti , avokat mbrojtës .

Procesi ndaj protestuesve të 2 javëve më parë do të përmbyllet pas dy seancash të tjera. Nën akuzë për trazirat e shkaktuara në protestën e 4 korrikut, janë 8 person.Alsat-m

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *