Home / Lajme / Rajon / Fillon ndërtimi i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit

Fillon ndërtimi i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit

3 korrik-Ministria kosovare e Infrastrukturës (MI), bën të ditur se Projekti i Autostradës “Prishtinë-Hani i Elezit” do të realizohet bazuar në standardet ndërkombëtare TEM (Trans European Motorway Standards) dhe ka një çmim prej 599,944,263.54 euro. Kjo është kontrata me e mirë dhe më e favorshme e arritur në rajon

Nga Kabineti i kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi kumtuan se sot fillon ndërtimi i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës.
Pritet që ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Hani i Elezit të kushtojë rreth 600 milionë euro.

Ministria kosovare e Infrastrukturës (MI), bën të ditur se Projekti i Autostradës “Prishtinë-Hani i Elezit” do të realizohet bazuar në standardet ndërkombëtare TEM (Trans European Motorway Standards) dhe ka një çmim prej 599,944,263.54 euro. Kjo është kontrata me e mirë dhe më e favorshme e arritur në rajon.

“Pas suksesit të dëshmuar në ndërtimin e rrugës së Kombit, realizimit në kohë rekorde dhe me standardet më të mira dhe vlerësime e çmime ndërkombëtare, Qeveria e Republikës së Kosovës po nis realizimin e projektit të dytë më të madh infrastrukturor në historinë e vendit. Kosova po shndërrohet kështu në nyje të rëndësishme infrastrukturore që lidh popujt dhe vendet, ekonomitë dhe perspektivën zhvillimore si parakusht për integrimet euro-atlantike. Puna për ndërtimin e kësaj vepre fillon sot në orën 11.00 në nyjën lidhëse te Rrugës së Kombit R7 me autostradën e re R6”, njofton Ministria kosovare e Infrastrukturës.

“Ndërtimi i Kosovës është sfida jonë e përbashkët, prandaj Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës nisin sot jetësimin e një tjetër vepre të madhe që kalon përmasat nacionale duke hapur një kantier të ri ndërtimi me perspektivë zhvillimore për qytetaret dhe biznesin e Kosovës. Ky do të jetë një tjetër sukses i qytetarëve dhe vendit tonë të dashur, është zhvillim dhe zgjerim i partneriteteve tona strategjike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë kosovare të Infrastrukturës.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *