Home / Lajme / Maqedoni / Fillon rregullimi i rrugës për në Banjën e Tetovës (VIDEO)

Fillon rregullimi i rrugës për në Banjën e Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 03 Korrik – Një pjesë e rrugës nga qyteti i Tetovës që çon në Banjën e Tetovës brenda një muaji e gjysëm pritet të rregullohet tërësisht që nga vendosja e sistemit të kanalizimit e deri tek asfaltimi, njofton Televizioni Koha.

Mjetet për këtë rrugë janë nga Banka Evropiane për Zhvillim ndërsa i tërë projekti ka përfshirë edhe rrugën Tetovë-Falishtë.

“Në rugën e Falishtës janë harxhuar diku rreth 20 milion denarë, kurse rreth 13 milion kanë ngelur për rrugën Tetovë-Banjat e Tetovës. Kur do të përfundohen punët do të ketë 5 metra e gjysëm rrugë, më shumë se gjysëm metër stazë për biçikleta dhe dikur rreth një metër e gjysëm trotuar. Gjithsej kjo rrugë është me gjërësi afër 8 metrave”, thotë Husein Demiri nga sektori për tokë ndërtimore dhe komunikacion në komunën e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Sipas Demirit rruga në banjën e Tetovës kap një gjatësi prej 2.2 kilometra dhe kjo rrugë mund të asfaltohet në të ardhmen dhe komuna e Tetovës është dukekërkuar ndonjë rrugëdalje për të bërë asfaltimin e kësaj rruge. Gjatë ditës së enjte ka filluar që të rregullohet kanalizimi fekal me qëllim që ujrat fekal të mos shkojnë në lum por të hyjnë në sistem. Pritet që brenda një muaji nëse nuk ka probleme që të përfundohet kjo rrugë. Në bazë të informatave në këtë fazë të rregullimit të kësaj rruge do të asfaltohen rreth 700 metra rrugë. Kjo rrugë një kohë të gjatë është në gjendje të mjerueshme dhe e lënë pas dore, njofton Televizioni Koha.

Poashtu pas dore është lënë vetë hapësira e Banjave të Tetovës. Problem në vete në këtë vend i cili çdo ditë vizitohet nga qindra qytetarë është edhe mosurbanizimi në mënyrë ligjore që do shndërronte Banjat e Tetovës në një pikë atraktive mjaft tërheqëse për turistë.

Krahas ditës, në Banjat e Tetovës, që është larg jo më shumë se 5 kilometra nga qendra e Tetovës, poashtu vizitohet nga qytetarët edhe gjatë orëve të natës. Mirëpo, kohëve të fundit janë të paktë ata të cilët vizitojnë natën këtë vend për shkak të mungesës së ndriçimit publik. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *