Home / Lajme / Rajon / Flakaresh i rëndë për Kryeministrin Thaçi në Ambasadën Amerikane

Flakaresh i rëndë për Kryeministrin Thaçi në Ambasadën Amerikane

4 korrik-Ambasadorja Amerikane në fjalimin e saj drejtuar të pranishmëve për nder të festës së 4 Korrikut, në rezidencën e saj, ‘ka harruar’ ta përshëndes Kryeministrin Hashim Thaçi, i cili ishte i pranishëm, pak metra larg saj dhe me një shtat, rreth 1.86.

Për herë të parë, në ketë dekadë dhe më gjatë, një Ambassador amerikan ‘harron’ ta përshëndes Kryeministrin e Kosovës. Një fatkeqësi të tillë e përjëtoi mbrëmë Hashim Thaçi, të cilin nuk e përshëndeti në fjalimin e saj Ambasadorja amerikane, Tracy Ann Jacobsonn. Cila ishte arsyeja?

Skandali që filloi gjatë perurimit të fillimit të punimeve në rrugën Prishtinë-Shkup, ka vazhduar edhe në mbrëmje.

Ambasadorja Amerikane në fjalimin e saj drejtuar të pranishmëve për nder të festës së 4 Korrikut, në rezidencën e saj, ‘ka harruar’ ta përshëndes Kryeministrin Hashim Thaçi, i cili ishte i pranishëm, pak metra larg saj dhe me një shtat, rreth 1.86.

Pra, se ai nuk u përshëndet prej njeriut të parë të Barack Obamas në Republikën tonë, nuk ishte ndonjë gafë e rastësishme e Ambasadores Amerikane, por mospërmendja e emrit të Kryeministrit Thaçi ishte deklaratë në vete, për shkak të zhvillimeve më të fundit në vend, e posaçërisht, duke se irritimi Ambasadës Amerikane, nuk u ishte larguar as në mbrëmjë për shkak se Qeveria e Kosovës kishte provuar që gjatë ditës të vinte në kurthë, Jacobsonin, duke provuar t’ia jepte fjalën në perurimin e rrugës, pa u konsultuar paraprakisht më të.

Përndryshe në këto 15 vjet të pasluftës nuk ka ndodhur asnjëherë që një Ambasador amerikan t’i injoroi udhëheqësit e institucioneve. Në rastin tonë, kjo nuk ndodhi me Presidentën Jahjaga, e cila gjatë gjithë kohës i ka qëndruar në krah Ambasadorës Amerikane, e gjithashtu e ka pasur edhe një fjalë rasti. Gjithashtu, kjo është hera e parë që bashkëpunëtorët më të ngushtë të Thaçit, në këto 7 vjet qeverisje, nuk po arrinë të ndërtojnë raporte të ngushta me udhëheqësit e Ambasadës, siç kishin bërë gjatë mandatit të parë.

Mbetet të shihet, ditët në vijim, se kjo rënie në raporte Qeveri-Ambasadë, është edhe një sinjal i qartë se ka përfunduar koha kur vendimet që merreshin në Qeveri ndikonin edhe në Ambasadë, dhe anasjelltas. Si duket tash secili prej këtyre dy institucioneve i ka detyrat e ndara.(GazetaExpress)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *