Home / Lajme / Maqedoni / Foli më në fund Ivanovi (VIDEO)

Foli më në fund Ivanovi (VIDEO)

Shkup, 10 Korrik – Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov tha t`ia lëmë Gjykatës së Apelit të shqyrtojë vendimin gjyqësor dhe të gjithë ata që mund të kontribojnë me njohuritë e tyre apo vlerësojnë se nuk është diçka në rregull, këtë mund ta bëjnë në mënyrë të rregullt juridike.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot më në fund është deklaruar lidhur me protestat dhe tensionet e fundit në vend.

“Ditëve të fundit jam në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse rreth atyre protestave të dhunshme. Ne jemi në bashkërendim me të gjitha aktivitetet që kemi ndërmarrë. Gjithashtu, të gjitha shërbimet tona po kryejnë me përgjegjësi punën, ndërsa opinioni sigurisht do të njihet edhe me analizat e tona. Protestat janë të lejuara kudo, megjithatë dhuna askund nuk lejohet, andaj institucionet përgjegjëse ndërmarrin gjithçka për të ndaluar dhunën. Të gjitha çështjet mund të zgjidhen përmes institucioneve”, deklaroi Ivanovi.

Sipas tij, çdo kush që dyshon në çdo aktivitet apo veprim të ndonjë institucioni, mund ta bëjë atë përmes rregullës së shkruar ligjore, duke përmendur në këtë rast dhe rastin “Monstra” dhe dënimin me burg të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve.

“T`ia lëmë Gjykatës së Apelit të shqyrtojë vendimin gjyqësor dhe të gjithë ata që mund të kontribojnë me njohuritë e tyre apo vlerësojnë se nuk është diçka në rregull, këtë mund ta bëjnë në mënyrë të rregullt juridike. Unë shoh që njerëz të njejtë duan të përfitojnë poenë politikë ditor dhe po shfrytëzojnë shqetësimin e qytetarëve. Unë dua ti bëjë me dije se në Maqedoni ka institucione që funksionojnë dhe që ballafaqohen me të gjitha sfidat”, theksoi Ivanov.

Ai ka komentuar edhe protestat në Kosovë dhe djegien e flamurit maqedonas nga protestuesit atje. “Aktet e tilla në Kosovë me djegien e flamurit më së shumti i dëmtojnë ata. Të gjithë e dijnë se çfarë bëri Maqedonia për të ndihmuar Kosovën për të arritur shtetin e saj. Çdo akt i tyre i dhunshëm do të ndikojnë në përfaqësimin e tyre në sytë e botës”, deklaroi Ivanov.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *