Home / Lajme / Maqedoni / Forca të shumta policore rrethojnë Muzeun e Holokaustit në Shkup

Forca të shumta policore rrethojnë Muzeun e Holokaustit në Shkup

25 korrik- Vërehen edhe mjete dhe pajisje të shumta policore, si topi i ujit që u përdor gjatë protestave të 4 korrikut. Për momentin situata në këtë hapësirë është e qetë dhe pa grumbullime njerëzish.

Pas paralajmërimit për organizim të marshit të paqes të organizuar nga OJQ platforma “Paqe për Gazën” e që duhet të zhvillohet sot në afërsi të “Muzeut të Holokaustit” në Shkup, forca të shumta policore e kanë rrethuar muzeun e fjalë.

Vërehen edhe mjete dhe pajisje të shumta policore, si topi i ujit që u përdor gjatë protestave të 4 korrikut.

Për momentin situata në këtë hapësirë është e qetë dhe pa grumbullime njerëzish. Sipas organizatorëve të marshit, ai pritet të fillojë në ora 14:00 nga disa pika të qytetit, ndërsa të përfundojë para platesë së Muzeut të Holokaustit, tek hapësira e ish stacionit ndërurban i Autobusëve.(Koha)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *