Home / Lajme / Maqedoni / Fotot e iftarvee luksoze-Reagon BDI

Fotot e iftarvee luksoze-Reagon BDI

27 korrik-Shfrytëzojmë këtë rast për ti falëmnderuar të gjithë dashamirët për kontributin e tyre, duke vlerësuar që kjo përkujdesje tradicionale për më të mirët e kombit paraqet obligim moral, kombëtar dhe fetar për të gjithë ne”, thuhet në reagimin BDI-së.

Me keqardhje të thellë e shkruajmë këtë reagim me qëlllim që ta sqarojmë opinionin rreth përgojimeve të shpeshta dhe të qëllimshme të disa portaleve të caktuara që po vijojnë të shpifin edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit si dhe në prag të festës së madhe të Fitër Bajramit. Pikërisht kjo tendencë e shpifjeve dhe nxitjeve, që nuk po i kursen besimtarët edhe gjatë muajit të agjërimit, flet zëshëm për mungesën e seriozitetit dhe të besueshmërisë si dhe për qëllimet tendencioze të këtyre portaleve të caktuara dhe gazetarëve të vetëshpallur të tyre që janë vënë në shërbim të agjendave të porositura dhe të paracaktuara.Tradicionalisht, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryetari, funksionerët dhe anëtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim, nuk shtrojnë iftare për njëri tjetrin, por solidarizohen me familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidëve të luftës dhe skamnorët. Ky solidarizim shprehet nëpërmjet të mbledhjes së mjeteve konkrete financiare në mënyrë vullnetare nga çdo funksioner i Bashkimit Demokratik për Integrim, me ç’rast mjetet e grumbulluara gjatë muajit të agjërimit nga Komisioni i Autorizuar do të ndahen proporcionalisht për familjët e dëshmorëve, invalidët e luftës së UÇK dhe skamnorët me rastin e festës së Bajramit.Shfrytëzojmë këtë rast për ti falëmnderuar të gjithë dashamirët për kontributin e tyre, duke vlerësuar që kjo përkujdesje tradicionale për më të mirët e kombit paraqet obligim moral, kombëtar dhe fetar për të gjithë ne”, thuhet në reagimin BDI-së.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *