Home / Lajme / Maqedoni / FRI edhe këtë ramazan përkudjeset për skamnorët (VIDEO)

FRI edhe këtë ramazan përkudjeset për skamnorët (VIDEO)

Tetovë, 11 Korrik – Forumi Rinor Islam dega Tetovë në fundjavë ka filluar që të realizojë aksionin për shpërndarjen e Shportës së Ramazanit”, për familjet nevojtare, njofton Televizioni Koha.

Aktivistë të Forumit Rinor Islam në Tetovë kanë qëndruar në fshatrat e malësisë së komunës së Zhelinës për të shpërndarë Shportat e Ramazanit të cilët janë grumbulluar nga dita e parë e këtij muaj, njofton Televizioni Koha.

“ Qëllimi i këtij aksioni është që sadopak në këtë muaj të Ramazanit të pasurohet tryeza e çdo besimtari në kohë iftari me ushqimet kryesore që i përmban edhe kjo shportë. Në bashkëpunim me imamët e xhamive si dhe në bashkëpunim me bashkësitë lokale të fshatrave të malisë së komunës së Zhelinës janë ndarë edhe janë vizituan familjet nevojtare tëkëtyre anëve”, thonë nga forumi Rinor Islam dega në Tetovë.

Nga FRI thonë se deri më tani numri i shportave të grumbulluar në krahasim me vitin e kaluar është më i vogël, ndërsa përkundrazi numri i atyre që kanë nevojë është më i madh dhe për këtë arsye nga FRI kanë apeluar tek të gjithë ata që kanë mundësi të përkrahin këtë aksion. Gjatë ditëve në vazhdim do ë shpërndahen edhe shportat e tjera të ramazanit në vendbanime tjera. Gjatë aksionit në Malësinë e Zhelinës janë shpërndarë rreth 130 pako. (Tv Koha)

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *