Home / Lajme / Rajon / Fundi i korrikut: Aktakuza për krime lufte, krim të organizuar e korrupsion!

Fundi i korrikut: Aktakuza për krime lufte, krim të organizuar e korrupsion!

15 korrik-Në javën e fundit të korrikut priten ngritje aktakuzash dhe me këtë edhe arrestime të ish-ministrave, ish-deputetëve por edhe të ministrave dhe deputetëve aktualë posa të zgjedhur për Kuvendin më të ri të Kosovës. Shumica prej tyre janë figura kyçe dhe të njohura në politikën e Kosovës.

Java e fundit e muajit korrik në Kosovë do të jetë e nxehtë. Në fakt, sipas burimeve ndërkombëtare në Prishtinë dhe Bruksel kanë bërë të ditur se nga fundi i korrikut dhe përgjatë tërë muajit gusht, Kosova do të tronditet si pothuajse asnjëherë më parë prej pas luftës së vitit 1999.

Në javën e fundit të korrikut priten ngritje aktakuzash dhe me këtë edhe arrestime të ish-ministrave, ish-deputetëve por edhe të ministrave dhe deputetëve aktualë posa të zgjedhur për Kuvendin më të ri të Kosovës. Shumica prej tyre janë figura kyçe dhe të njohura në politikën e Kosovës.

Këto burime kanë thënë me kushtin që të ruhet anonimiteti i tyre se liderët partiakë dhe sidomos Hashim Thaçi tashmë kanë marrë shenja të qarta nga miqtë ndërkombëtarë që stuhia që pritet të ngjajë në Kosovë do t’i paraprijë një sprove të bashkësisë ndërkombëtare që “më në fund në Kosovë të nisë të vendoset rendi dhe ligji”.

“Sidomos Thaçi e ka më se të qartë se cili nga kolegët e tij nuk është dashur as që të kandidojë për zgjedhjet e fundit sepse emrat i ka pasur në tavolinë. Është çështje e tij si do t’i zgjedhë problemet me ta kur të ngriten aktakuzat”, i është thënë Gazetës Blic.

“Me datën 28 Korrik, Prokurori Williamson do të paraqesë raportin e hetimeve bazuar në pretendimet e Martyt. Ajo që ne kemi bërë në Kosovë është se këso radhe kemi koordinuar punën me Task Forcën e Williamson dhe në bazë të raportit edhe do të ngrejmë aktakuzat në fjalë të cilat do të jenë të bazuara në krimet e luftës dhe sidomos në krimin e organizuar dhe kjo bazuar në raportin e Williamson i cili pjesërisht u jep të drejtë pretendimeve të Martyt sidomos kur korrupsioni dhe krimi i organizuar janë në pyetje”, kanë thënë këto burime.

Shkaku pse ndërkombëtarëve po u ngutet këso radhe është mëse praktik.

Nga shtatori në Kosovë do të ngjajë i ashtuquajturi transferim i kompetencave në shumë sektorë të Eulex-it.

Kështu, hetuesisë dhe gjyqësisë vendore do t’i transferohen shumica e kompetencave që ndërkombëtarët kanë në Kosovë kurse këta të fundit nga mesi i shtatorit do të kenë vetëm role këshilldhënësish pranë kolegëve të tyre nga Kosova.

Nëse këto aktakuza ndërlidhen me situatën aktuale politike në Kosovë nuk dihet.

Burimet në fjalë i kanë thënë kësaj gazete që “është punuar në bazë të një itinerari të brendshëm i cili natyrisht që bëhet në koordinim me punëdhënësit tanë. Dhe natyrisht që punëdhënësit tanë janë nga politika”.

Nesër pritet përndryshe konstituiimi i Kuvendit të Kosovës dalë nga zgjedhjet e 8 Qershorit. /Gazeta Blic/

Gjithashtu lexo

Dënohet deputeti zviceran që ironizoi me vrasjen e një shqiptari në xhami

Gjykata e Qarkut në Sitten/Sion (Kantoni Valis) ka dënuar deputetin nacional Jean-Luc Ador për diskriminim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *