Home / Lajme / Botë / Gazë: Vritet një fëmijë 4 vjeçar në festën e Fitër Bajramit

Gazë: Vritet një fëmijë 4 vjeçar në festën e Fitër Bajramit

29 Korik – Një burrë dhe një fëmijë katërvjeçar janë vrarë sot në Rripin e Gazës nga zjarri i tankeve izraelite,

Një burrë dhe një fëmijë katërvjeçar janë vrarë sot në Rripin e Gazës nga zjarri i tankeve izraelite, kështu që numri i viktimave palestineze gjatë tri javëve të ofensivës izraelite ka arritur në 1037, kanë thënë mjekët palestinez.

Zëdhënësi i Ndihmës së Shpejtë, Ashraf al- Kidra, ka theksuar se fëmija është vrarë kur granata ka goditur shtëpinë në lindje të Xhabalias, ku po zhvillohen luftimet ndërmjet ushtrisë izraelite dhe pjesëtarëve të Hamasit.

Gjatë granatimeve është vrarë edhe një person tjetër në pjesën e Rripit të Gazës.

Luftimet kanë riflluar megjithë marrëveshjen për armpushim 12 orësh, pasi që myslimanët sot e festojnë Fitër Bajramin.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *