Home / Lajme / Maqedoni / Geshkovska: Nuk frikësohem, punoj sipas ligjit (VIDEO)

Geshkovska: Nuk frikësohem, punoj sipas ligjit (VIDEO)

Shkup, 05 Korrik – Prokurorja publike Gordana Geshovska e cila në fjalën përmbyllëse për rastin ‘Monstra’ kërkoi burgim të përjetshëm theksoi se veprimet e tilla nuk do të ndikojnë ndaj punës së saj dhe se personalisht ndjehet e sigurt, jo vetëm për shkak të sigurimit zyrtar që e ka një kohë të gjatë.

Prokurorja publike Gordana Geshovska e cila në fjalët përmbyllëse për rastin ‘Monstra’ kërkoi burgim të përjetshëm për të akuzuarit për DW në gjuhën Maqedonase ka deklaruar se deri më tani ka punuar sipas ligjit dhe kjo e bën që të mos frikësohet aspak.

“E kyça televizorin dhe pashë disa incizime nga protesta. Përfundimisht, kjo është presion ndaj institucioneve të pavarura. Askush nuk ka të drejtë t’i komentojë vendimet gjyqësore, e ku më të sillet në këtë mënyrë. Secili ka të drejtë në protestë, por kjo dhunë nuk mund të pranohet. Qëllimi është që nëpërmjet këtij presioni të dënuarit mos të përgjigjen penalisht. Ky është vendim i gjykatës themelore. Të dënuarit kanë të drejtë të ankohen edhe në procedura para gjykatave më të larta. Këta janë hapat të cilat mund të merren. Nëpërmjet dhunës asgjë nuk mund të zgjidhet”, ka thënë Geshovska.

Ajo thekson se veprimet e tilla nuk do të ndikojnë ndaj punës së saj dhe se personalisht ndjehet e sigurt, jo vetëm për shkak të sigurimit zyrtar që e ka një kohë të gjatë.

“Nuk frikësohem. Nuk është sekret publik se kam sigurim zyrtar. Por edhe pa atë ndjehem e sigurt. Punoj sipas ligjit dhe nuk do të merresha me këtë punë nëse do të frikësohesha”, tha prokurorja.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *