Home / Lajme / Maqedoni / Gjendet trup i pajetë në periferi të Shkupit

Gjendet trup i pajetë në periferi të Shkupit

Shkup, 02 Korrik – Një grua e moshës 51 vjeçare mbrëmë para mesnate është gjetur e vdekur në lagjen Radishan të Shkupit.

Policia informoi mbi rastin, duke theksuar se trupi i pajetë u gjet rreth orës 23.00 në rrugën “Radishani” në lagjen me të njejtën emër të Shkupit.

Policia pas ekspertizës dhe verifikimit të vendit të ngjarjes dhe trupit të pajetë ka konstatuar se bëhet fjalër për një grua 51 vjeç me inicialet S.B nga ky vendbanime.

Paraprakisht është konstatuar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune, por trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion në Institutin për Mjekësi Ligjore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *