Home / Sport / Gjermani-Brazil, gjysmëfinalja e parë

Gjermani-Brazil, gjysmëfinalja e parë

Brazili është gjysmëfinalisti i dytë i Kampionatit Botëror, pasi në çerekfinale mposhti Kolumbinë me rezultat 2-1.

Nikoqiri ishte superior në fraksionin e parë të ndeshjes duke pasur iniciativën gjatë gjithë kohës. Goli i epërsisë erdhi pas një harkimi nga këndi të Neymar dhe topi shkoi drejt Thiago Silvas së pamarkuar, i cili realizoi (7’).

Lojtarët e Selecaos vazhduan të luanin mirë, të kishin posedimin dhe të dhuronin spektakël. Ata patën disa raste deri në fund të gjysmës së parë, por nuk arritën t’i konkretizojnë.

Kolumbia nuk arriti ta gjente ritmin e vet të lojës gjatë pjesës së parë, pasi që kundërshtari po luante shumë mirë.

Në gjysmën e dytë, ra dinamika e lojës së brazilianëve dhe ishin kolumbianët ata që u angazhuan më shumë duke tentuar që ta barazonin rezultatin.

Mirëpo, David Luiz realizoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë (69’) duke zbehur akoma më shumë gjasat e Los Cafeteros.

Megjithatë, kolumbianët vazhduan të sulmonin dhe arritën të nxirrnin një penalti. James Rodriguez u tregua i saktë për t’i dhënë shpresa kombëtares së tij (80’).

Lojtarët e Kolumbisë u përpoqën deri në fund që ta shënonin golin e barazimit, por nuk arritën që ta dërgonin ndeshjen në vazhdime.

Në gjysmëfinale, Brazili do të luajë kundër Gjermanisë që eliminoi Francën në çerekfinale.

Gjermania në gjysmëfinale, Franca në shtëpi

Gjermania është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Botës “Brazil 2014”. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Gjermanisë falë golit të Mats Hummels në minutën e 13, ndërsa pjesa e dytë tregoi një Francë më kërkuese, por “Pancerat” më të qetë shfaqeshin rrezikshëm në kundërsulme.

Me kalimin e minutave gjëndja psikologjike e francezëve ra duke i dhënë një ndihmë të madhe gjermanëve të administronin rezultatin dhe të rrezikonin disa herë portën e Hugo Lloris.

Gjermania do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit tjetër çerekfinalist Brazil-Kolumbi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *