Home / Sport / Gjermani mposhti dhe nënvlerësoi Brazilin

Gjermani mposhti dhe nënvlerësoi Brazilin

Gjermania ia ka shkaktuar Brazilit humbjen më të thellë në historinë e vendit ku lindi futbolli, duke mposhtur Selecaon me rezultat 7-1 në Estadio Mineirao të Belo Horizontes.

Ndeshja filloi me brazilianët të motivuar, të cilët mbajtën edhe një fanellë të Neymar, si shenjë respekti për yllin e lënduar.

Dhe pikërisht, ylli Neymar mungoi shumë, ashtu sikurse Thiago Silva, me gjermanët që nisën shumë shpejt seancën stërvitore.

Thomas Muller pas 11 minutash lojë arriti që pas një aksioni të organizuar mirë të realizojë për 1-0.

Brazili tentoi të kthehej, por mbrojtja e dobët nuk po i ndihmonte sulmit. Miroslav Klose pas një goditje të kthyer nga Cesar, e realizoi golin e dytë për Gjermaninë dhe golin e rekordit të tij, për t’u bërë njeriu me më së shumti gola në histori të Kampionateve Botërore, gjithsej 16.

Toni Kroos vetëm një minut më vonë (24′), me një goditje precize pas pasimit të Lahm arriti të realizonte për 3-0.

Siç raporton telegrafi, menjëherë në minutën e 26-të duke shfrytëzuar ankthin që kaploi mbrojtjen e Brazilit, ishte Kroos që sërish me një goditje precize shënoi për 4-0.

Golin e katërt për gjashtë minuta e kompletoi Sami Khedira (29′), me një goditje të fuqishme nga gjysmë-distanca.

Brazili në dy gjunj. Fëmijët në publik po qajnë. E këta të fundit nuk kanë faj.

Në pjesën e dytë më mirë filloi Brazili. Normale kjo, duke e ditur pritshmërinë e lartë.

Por, kjo u hakmorr në sulm. Andre Schurrle u tregua i sakt pas minutës së 69-të, kur edhe realizoi për 6-0.

Një supergol tjetër e realizoi Schurrle, me një volej goditje, duk lënë pa gjasa Cesarin për 7-0.

Deri në fund nuk ndryshoi Brazili shënoi edhe një gol të nderit me Oscar.

Siç raporton telegrafi, Gjermania kështu vulosi debaklin e thellë për Brazilin, më të thellin në historinë e futbollit të vendit ku lindi futbolli.

Gjermania në finale pret fituesin e ndeshjes Argjentina – Holanda.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *