Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata e Tetovës buxhet minal punë voluminoze

Gjykata e Tetovës buxhet minal punë voluminoze

15 korrik-Gjykata Themelore e Tetovës sipas drejtuesve poashtu është një ndër gjykatat e para në Maqedoni për nga numri i lëndëve të zgjidhura por megjithatë kjo nuk meret për bazë kur ndahet buxheti. “Nëse e krahasojmë me vitin 2009 tani kemi një buxhet të përgjysmuar. Në vitin 2009 kishim një buxhet prej 15 milion denarëve kurse për vitin 2014 ishin ndarë vetëm 7 milion e 757 mijë denarë, informon Tv Koha

Gjykata themelore e Tetovës vijon të jetë e diskriminuar sa i përket ndarjes së buxhetit vjetor të saj nga ana e shtetit. Për vitin 2014 kësaj gjykate i ishin ndarë 7 milion denarë buxhet vjetor që është shumë pak duke patur parasysh numrin e lëndëve që zgjidhen, numrin e banorëve që mbulon kjo gjykatë thonë drejtuesit e gjykatës themelore të Tetovës, thotë për tv kohën Hanif Zendeli kryetar i gjykatës themelore të Tetovës

Gjykata Themelore e Tetovës sipas drejtuesve poashtu është një ndër gjykatat e para në Maqedoni për nga numri i lëndëve të zgjidhura por megjithatë kjo nuk meret për bazë kur ndahet buxheti. “Nëse e krahasojmë me vitin 2009 tani kemi një buxhet të përgjysmuar. Në vitin 2009 kishim një buxhet prej 15 milion denarëve kurse për vitin 2014 ishin ndarë vetëm 7 milion e 757 mijë denarë, informon Tv Koha.

Edhe pse dy ne si gjykatë kemi kërkuar një buxhet prej 14 milion denarëve megjithatë kjo nuk është pranuar, kurse në dy raste në buxhetin aktual është intervenuar me buxhet shtesë. Bëhet fjalë për harxhime të paparashikuara dhe në dy raste kemi kërkuar buxhet edhe është miratuar por megjithatë duhet që të kemi një buxhet të mjaftueshëm në bazë të volumit të punës. Përfundimisht ky është një diskriminim duke pasur parasysh faktin që jemi ndër gjykatat me efikase në vend por edhe mbulojmë një territor me shumë banorë ”, deklaroi Hanif Zendeli kryetar i gjykatës themelore të Tetovës, njofton Tv KOHA.

Nga viti në vit pushteti qendror gjithnjë ka ulur buxhetin e kësaj gjykate. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2013 për gjykatën e Tetovës ishin ndarë 9 milion e 200 mijë denarë, ndërsa në vitin 2012 buxheti ishte 9 milion e 500 denarë.

Edhe përskaj këtij diskriminimi, gjykata në Tetovës gjatë vitit 2013 ka punuar me një efikasitet të lartë për nga numri i lëndëve të zgjedhura, transmeton Tv KOHA.

Kreu i Gjykatës së Tetovës është shprehur, se nga viti në vit shënojnë rënie edhe ankesat ndaj gjykatësve në gjykatën e Tetovës. Momentalisht në këtë gjykatë ka 26 gjykatës, ndërsa tre vende ende nuk janë plotësuar, pasi që një gjykatës ka shkuar në pension kurse dy të tjerë janë emëruar gjykatës në këshillin gjyqësor, informon Tv Koha.

Prej ktyere 26 gjykatësve 9 janë shqiptarë, kurse të tjerët janë maqedonas.Sa i përket lëndëve, në gjykatën e Tetovës nga viti i kaluar janë pranuar 10473 lëndë, ku prej tyre janë kryer 10137 lëndë. Momentalisht numri i lëndëve të pazgjidhura është 6258 lëndë. Dominojnë lëndët kundërvajtëse në Tetovë, pastaj janë ato civile dhe më pas janë lëndët tjera, raporton Tv Koha.
Gazetar (Urim HASIPI)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *