Home / Lajme / Rajon / Gjykata Kushtetuese pezullon Isa Mustafën nga detyra e Kryetarit të Kuvendit

Gjykata Kushtetuese pezullon Isa Mustafën nga detyra e Kryetarit të Kuvendit

23 korrik-Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e Kryetarit të Parlamentit, deri në vendimin e këtij institucioni për kërkesën e deputetëve të PDK’së.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e Kryetarit të Parlamentit, deri në vendimin e këtij institucioni për kërkesën e deputetëve të PDK’së. Vendimi është publikuar pak çaste më parë në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese.Sekretaria e Kuvendit të Kosovës njofton se kryetari i sapozgjedhur Isa Mustafa ka pezulluar të gjitha aktivitetet në Kuvend.

Këtë ai e ka bërë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, aplikohet masa e përkohshme, pezullohet vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 05-V-001 (17 korrik 2014) dhe kërkohet që Kuvendi të përmbahet nga çdo veprim deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.

“Konform këtij vendimi, Mustafa ka pezulluar të gjitha aktivitetet në cilësi të kryeparlamentarit dhe nuk do të shfrytëzojë asnjë aset të Kuvendit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”, njofton Kuvendi. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *