Home / Lajme / Maqedoni / Gjykata pa dëshmi për protestuesit, policët kërkojnë dëmshpërblim (VIDEO)

Gjykata pa dëshmi për protestuesit, policët kërkojnë dëmshpërblim (VIDEO)

Shkup, 23 Korrik – Edhe në seancën e tretë me radhë ndaj të akuzuarve për dëmtimin e godinës së gjykatës së Shkupit gjatë protestave për rastin “ Monstra”, nuk u dhanë prova të fuqishme për të akuzuarit si autor të kësaj vepre.

Video incizimet e prezantuara si dhe dëshmitë e policëve nuk dëshmuan fajësinë e 8 të akuzuarve. Dëshmitë e tyre ishin të përgjithshme pa konkretizuar asnjërin nga të akuzuarit. Në seancën e sotme aktakuza u zgjerua edhe me kërkesën e re të disa policëve të lënduar të cilët kërkojnë dëmshpërblim.

“Nxjerrin dëshmi nga ana e përfaqësuesve të dëmtuar të MPB. Është evidente se ata janë sulmuar nga ana e pjesëmarrësve në protesta por nuk thanë me siguri se kush janë autorët. Pra sot nuk patëm mundësi të dëgjonim nga ata të thoshin se ky ose ai është autori. Ata i dhanë dëshmitë në rrafsh të përgjithshëm. Është evidente se janë të lënduar por nuk vënë gishtin ndaj dikujt, dhe video incizimet që japin, janë gjatë arrestimeve e jo gjatë kryerjes së veprës, së gjuajtjes me gurë apo mjete të tjera”, deklaroi Mitko Sollakov, avokat.

Avokati Lupço Veselinovski nga ana tjetër thekson se më 4 korrik gjatë protestave, agresiviteti ka qenë i dyanshëm edhe nga ana e protestuesve edhe nga ana e policisë gjatë arrestimeve.

“Që në fillim, u prezantua grupi i protestuesve para gjykatës i cili hodhi gurë ndaj policisë dhe theu xhamat. Asnjë nga të akuzuarit nuk është gjetur dhe nuk është arrestuar këtu, pra nuk kemi një moment të tillë, edhe pse me vet pjesëmarrjen në turmë pavarësisht ku janë arrestuar, duhet të përgjigjet edhe ai… Nga incizimet pamë se kishte agresivitet para gjykatës nga ana e protestuesve, por aty pamë edhe agresivitet gjatë arrestimeve nga ana e pjesëtarëve të policisë. A është kjo e arsyeshme dhe sa është tejkaluar përdorimi i forcës, duhet të vlerësojnë të tjerët”, tha Lupço Veselinovski, avokat.

Seanca do të vazhdojë më 29 korrik me dëgjimin edhe të disa policëve të tjerë të lënduar, ndërsa pala mbrojtëse do të paraqesë dëshmitë e saj më 30 korrik.

Gjithashtu lexo

Gjykata refuzon ankesat e të akuzuarve në lëndën “Trezor”

Këshilli për vlerësimin e aktit prokuror në Gjykatën Penale, në lëndën e PSP-së të njohur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *