Home / Lajme / Maqedoni / Grekët kundër Merkelit

Grekët kundër Merkelit

20 korik-“Në qoftë se Angela Merkel dëshiron që ta quajë Shkupin, Maqedoni, duke injoruar kundërshtimet e grekëve dhe rezolutat e OKB-së, atëherë nuk duhet që ta pengojë edhe atë nëse ne e quajmë Gjermaninë me emrin e saj të vërtetë Rajhu i katërt, nga aspekti ekonomik, theksoi Kuik

Zëdhënësi i partisë opozitare greke qipriote të pavarur Terence Kuik dërgoi kriktika të ashra për kancelaren gjermane Angela Merkel që vendin tonë e quajti Maqedoni, njoftoi korrespondeti i MIA-s.

“Në qoftë se Angela Merkel dëshiron që ta quajë Shkupin, Maqedoni, duke injoruar kundërshtimet e grekëve dhe rezolutat e OKB-së, atëherë nuk duhet që ta pengojë edhe atë nëse ne e quajmë Gjermaninë me emrin e saj të vërtetë Rajhu i katërt, nga aspekti ekonomik, theksoi Kuik.

Merkel dje në Berlin mbajti konferencë vjetore tradicionale verore për shtyp, ku ajo foli edhe për Maqedoninë.

Në pyetjen e gazetarit të “Dojçe Veles” nëse “i vjen në mendje ndonjë zgjidhje kreative dhe e zgjuar për të ashtuquajturin kontestin për emrin”, dhe nëse “dëshiron që personalisht të angazhohet rreth kësaj zgjidhjeje,” Merkeli tha se “duke pasur parasysh numrin e kombinimeve për emrin që vijnë parasysh është e kufizar, tani publikisht nuk do t’i tregonte, sepse në këtë mënyrë da ta ‘digjte’ propozimin”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *